— DRAFT! DRAFT! DRAFT! —
Morfologjia e Gjuhës Shqipe
Shkrimtarët e parë patën përdorun një larmí alfabetesh, ku ata përzienin shkronjat sllave, latine, e greke. Për një listë të tillë, shih veprën etimologjike të Franz Miklosiqit ose veprën gjuhsore të Justin Rrotës. Kurse shkrimtarët bjetexhinjë, kryesisht toskë, patën përdorun alfabetin arab.
Alfabeti i maposhtëm ndryshon pak prej atij të Sandardit ‘72, i cili ka 36 shkronja, sepse këtu janë shtuom tingulli /ng/ i Shqipnisë së Mesëme dhe zanoret hundore.
a, ã, b, c, ç, d, dh, e, ẽ, ë, f, g, gj, h, i, ĩ, j, k, l, ll, m, n, nj, ng, o, p, q, r, rr, s, sh, t, th, u, ũ, v, x, xh, y, ỹ, z, zh (gjithsejt: 42)
Germat e alfabetit nuk përkojnë me tingujt (fonemat) e gjuhës. Kjo e vërtetë tregohet prej anglishtes, e cila njeh 26 germa, por ka rreth 44 tinguj. Përpjekja me përkua germat me tingujt ãsht jo vetëm e paarritëshme, por edhe keqorientuese
Fjalformimi âsht një fushë e gjanë. Këtu jepen vetëm disa sunde e presa të gjuhës shqipe që shpjegojnë si janë formuom fjalët e prejardhuna dhe si mund të formohen fjalë të reja.
Pjesët e ligjratës mund të ndahen sipas kategorive ose sipas funksionit.
Kategoritë e fjalëve njihen edhe si pjesë të ligjratës. Por, një fjalë mund t’u përkasi dy a mã shum kategorive, p.sh., në varsí prej rrethanave kumtore, ajo mund të jetë parafjalë, ndajfolje, ose emën, p.sh.,
parafjalë: foli rreth shtëpisë
ndajfolje: u suall (për)rreth shtëpisë
emën: i vuni rreth (gardh) shtepisë
Disa klasa kanë një numër të përcaktuom fjalësh. Atyne as nuk mund t’u shtohen as t’u hiqen fjalë. Këto klasa quhen të mbylluna. Përspjektazi me klasat e mbylluna qëndrojnë klasat e hapuna.
parafjalët: në, mbë, ndë, prej, kah
përemënat: ai, ajo, njëni, cili
përcaktueset (en. det.): ky (djalë), çdo (vajzë), disa (grā)
lidhëzat: edhe, që, kur
foljet modale: mundë, dashë, lypë/lipsë
foljet primare: qenë, pasë
emënat: Genc, Norë, Gjergj, Lulë, File, lojë, dojkë, log
mbiemënat: i gëzuom, e gëzuome, trim, të shkurtë, guximtare
foljet: lye, zie, djegë, pā, bã, lexua, thanë
ndajfoljet: shpejt, ngadalë, vazhdimisht
Numrorët: një, dỳ, dý; trè, trí
Pasthirrëmat: oh, ah
Fjalëzat: nuk, pa (në mohore), me (në paskajore)
a) Shenjojnë përbamjen e kumtit (klasa të hapuna).
emënat: emnojnë qenjet, p.sh., Gent, ndeshje
foljet: emnojnë ngjarjet ose veprimet, p.sh., hape derën
mbiemënat e ndajfoljet: modifikojnë fjalë të tjera, p.sh., i gjatë, shpejt
Pasthirrëmat: shprehin emocione, p.sh., oh, ah
b) Shenjojnë strukturën e kumtit (klasa të mbylluna).
përemënat: zëvendësojnë emënat, p.sh., ai, ajo, njëni, cili
përcaktueset (en. det.): fjalëza që modifikojnë emënat, p.sh., ky (djalë), çdo (vajzë), disa (grā)
foljet modale: mundë, dashë, lypë/lipsë
foljet primare: qenë, pasë
lidhëzat: lidhin fjalët, p.sh., edhe, që, kur
parafjalët: tregojnë marrdhanje në mes fjalëve, p.sh., në, mbë, ndë, prej, kah
Folja përshkruan një veprim, gjendje, a ngjarje—faktike ose abstrakte—që shtrihet në kohë dhe në hapsinë. Folje quhet ajo pjesë e ligjratës që, kryesisht, funksionon si qendra e kallzuesit që shprehë një modë egzistence, ngjarje, ose veprim. Në gjuhën shqipe ajo eptohet (merr mbaresa) sipas aspektit, diatezës, kohës, dhe mënyrës. Disa mund t’a kuptojnë foljen edhe si një atributiv që përshkruan ose karakterizon kryefjalën.
Foljet ndahen në shum mënyra. Njëna sish ãsht me i ndá ato në skajore (en. finites), folje që marrin mbaresa me tregua kohën dhe pajtimin me kryefjalën, dhe në joskajore (en. nonfinites), verbale që nuk marrin mbaresa.
Për joskajoret (pjesoren, paskajoren, përcjelloren, mohoren, aspektoret) shih lidhjen pasuese.
Këto trajta foljore mund të quhen edhe folje të pashtjellueshme, folje të pashtjelluara, ose verbale. Këtu ato quhen ‘joskajore’ dhe përspiqen me ‘skajoret’, foljet që marrin mbaresa me u përshtatë me vetën dhe me tregua kohën e veprimit a gjendjes.
Joskajoret (verbalet) mund të quhen edhe folje të pashtjellueshme, sepse gjuhtarët mendojnë se ato janë të pazbërthyeshme (të pashtjelluara). Por, kjo nuk âsht plotsisht e vërtetë. Edhe pjesorja, trajta mâ bazë e tyne, mund të ndahet në trajtën bazë dhe në prapashtesën e saj, p.sh., punuo + m = punuom / punua + r = punuar / punue + m = punuem. Krahaso: Toka u punua. Ai kishte punuar tokën; (prandaj ‘me punua').
Kliko këtu me hapë dokumentin, në të cilin përfshihen: pjesorja, paskajorja, pseudo-paskajorja, përcjellorja, mohorja, dhe aspektoret.
Emën quhet ajo pjesë e ligjratës që shenjon një qenie të gjallë, cilsí, ndodhí, gjendje, gjã, vend, ose idé, dhe që ndërron trajtë sipas ramjes (en. case), numrit, gjinisë, dhe shquomjes.
Emënat mund të ndahen në të përveçëm (Gent) dhe në të përgjithëshëm (ilir). ‘Gent’ ãsht përson i mvetsuom, individual; kurse emëni ‘ilir’ çanson një bashksi njerëzish me cilsí të përbashkëta.
Përemën quhet ajo pjesë e ligjratës që, kryesisht, mos me përsëritë emënin, vẽhet në vend të tij.
Përkufizimi: Mbiemëni emënon një veçsí, tipar, cilsí, vetí, ose mardhanie të një gjãje. Ai i përshtatet emënit që emodifikon në gjiní, numër, dhe, në disa rrethana, edhe në ramje, si në, nxanësi i kulturuom, ballistja e kulturuome. Mbiemni mund të shprehi cilsi të perhershme, p.sh., mal i nãltë; cilsi rrethanore, klient i zemruom; ose cilsí marrdhanore (p.sh., rrasë guri, rreze dielli).
Përkufizimi: Kryesisht, ndajfoljet modifikojnë një folje, mbiemën, ose një ndajfolje tjetër. Ato sherbejnë me tregua marrdhanie menyre ose cilsie, si edhe me shenjua vendin, kohen, shkakun, dhe shkallen e një veprimi a gjendieje. Ndajfolja ka shkallë, por asaj i mungojë kategoritë tjera gramatikore; ajo nuk eptohet.
Disa prej mvarësve të emënit që, tradicionalisht, njihen si mbiemëna a nyja, duhen ndá në një klasë të veçantë. Këtu ata do të quhen ‘përcaktues’. Në gramatikat tradicionale të gjuhës shqipe ata quhen ‘fjalë përcaktuese’. Kurse në anglisht ata quhen ‘determiners’.
Po të banim një analogjí në mes të përcaktuesve e mbiemënave në njënën anë dhe porceseve matematike në tjetrën, atëhere, do të kishim përcaktues = zbritje dhe mbiemën = shtim.
Imagjino një burrë duke shikua një grup djemësh thotë: djali im. Ne këtë shprehje, ‘im’ e shkëputë ose e dallon djalin e përmendun prej grupit (e zbret); ky asht përcaktuesi. Tash imagjino të njëitin përson duke thanë; djalë i mirë. Në ket shprehje, na e njohim djalin ne fjalë, por karakterin e tij. Kur dikush na tregoin se ai ãsht ‘i mirë’, folësi i shton djalit në fjalë një cilsí; ky ãsht mbiemëni.
Përcaktuesit mund të ndahen në kategoritë pasuese:
1. sasiorë: të tanë, të gjith, secili
2. veçues: disa, pak
3. shumzues: duble, një e gjysëm
4. nyjat jo shquese: një (vajzë, djalë)
5. dëftor: pranë: ky, kjo; larg: ai, ajo
6. pronor: im, yt, ynë
Prejse parafjalët janë të ludhuna me emëna në një rámje të caktuome, ato do të konsiderohen si nënklasë e mvarsisë emënore (en. Dependency Grammar). Kjo pikpamje ãsht e ndryshëme prej konceptit të frazës parafjalore (en. prespositional phrase)’.
Vazhdo leximin ne dokumentin .pdf mã poshtë:
Lidhëzat janë aspekt thalbsor i kohezionit, lidhjes së fjalëve, paragrafeve, ideve etj. Ato duhen februa e dobisua me kujdes të madh, sepse janë pjesë e stilit të veçantë të një autori, por mã kryesorja ãsht se përdorimi i tyne i qartë dhe efektiv ãsht aspekt thalbsor i shkrimit akademik.
Gjymtyrët që lidhen me lidhësa duhet me qenë të një fare, por nuk kërkohet që ato t’i përkasin një trajte apo ramieje.
Vazhdo leximin ne dokumentin .pdf mã poshtë:
Shembujt pasues tregojnë intonactionin e katër tipeve kryesorë të fjalive. Megjithatë, në të shkruom, duhet me pasë parasysh se vendosja e shenjave të piksimit në vetvete nuk ia shton as mungon emocionet ose qëndrimin një fjalie. Shenja (., ?, !) duhet të përkojë me natyrën e fjalisë
Lakore zbritëse
Dëftore – Shtojza hapi derën.
Nxitëse (Urdhnore/Lutëse) – Hape derën!
Lakore ngjitëse
Pyetëse – A e hape derën?
Thirrmore (Dëshirore/Habitore) – E hape derën!
Qitja e një njësia intonuese në pah, qëllimisht ose jo, i jep pjesës së spikatun randësi mã të madhe sesa pjesëve të tjera. Ka disa arsye përse ligjruesi qet në pah, ose thekson një pjesë të ligjratës. Kjo spikatje arrihet duke e ngritë lakoren e zanit. Ajo aplikohet gjatë ligjrimit të informacionit të rí, shprehjes së ndjenjave të thella emocionale, ose argumentimit në mbështetje të një ideje.
Spikatja emocionale
Kjo spikatje ndodhë kur autori ngulmon me qitë në pah qëndrimin e tij ose të saj ndaj subjektit në diskutm. Tipikisht në këtë aplikim fonetik, theksohet me forcë një tingull, rrrokje, fjalë, apo frazë që i intereson autorit, pavarsisht nëse ky theksim përkon me sundet e presat gramatikore. Në këtë përpjekje të autorit me theksua një pikpamje të caktuome, mund të dobisohet edhe dyfishimet e bashktinglloreve (gjeminicion; en. gemination), të zanoreve, ose mund të shtohet një /ë/.
Spikatja a theksimi emocional lidhet me gjuhën bisedore. Shpesh, qartsimi i qëndrimit (emocional) të njënës anë qartson veprimin a kumtin e anës tjetër. Këtu, retori zgjedhë cilën fjalë dhe cilin tingull me feskua, p.sh..
ë FAlëni? Ju LUtem, më falëni. A DOni, apo jo. Çka ju DUhet ju kjo punë? Të kam thanë një MIjë herë. Ju flitni KREJT kot. Ju flitni kotSIna. Mu HIQ! FAre! HIQmu sysh! Hiqmu SYSH! TËmerr i gjallë! Tmerr i gjallË!
Spikatja logjike
Ndërsa spikatja (theksi) emocionale shëndritë qëndrimin e autorit ndaj një ideje, mendimi, ose të vërtete, spikatja (theksi) logjike bjen në fjalën që autori dëshiron me i dhanë randësí.
- Qeveria asht për gjith, dhe prej të gjithëve.
- Qeveria asht për të gjith, dhe prej të gjithëve.
- Qeveria asht për të gjith, dhe prej të gjithëve.
Spikatja rematike
Spikatje (theksim) rematike quhet fenomeni ku autori dobison intonacionin me feskua informacionin e ri (remën) që përmban një fjalí. Kjo spikatje mund të jetë ose emocionale ose logjike.
E bija, mori gradën e doktorit në filozofí.
Fonetika, fonologjia, dhe një pjesë e prozodisë paraqiten shkurtimisht në këtë lidhje.
Këtu mund të lexoni rreth frazës, klauzës, elementeve të klauzës, renditjes dhe fjalisë.
Ortografia JoZyrtare bazohet në rregullat e Komisisë ‘16, Ortografisë ‘64, dhe Drejtshkrimit ‘72