— DRAFT! DRAFT! DRAFT! —
Gramatika e Gjuhës Shqipe
Ndërsa logjika hulumton të vërtetat dhe retorika efektivitetin, gjuha shprehë gjithçka që mund të egzistojë në vetdijen e qenjes njerzore: mendimet, emocionet, vullnetin, ose imagjinatën. Mendja e individit nuk mund të përmbajë asgjã që nuk ãsht prodhimi i saj; dhe njeriu nuk mund të shprehi asëgjã që nuk egziston në mendjen e tij. Por gjuha ãsht edhe pronë shoqnore, sepse anglohet në një zeitgeist të caktuom. Prejse gjuha duhet të shprehi zeitgeistin a njerëzve që e flasin atë, gjuha duhet ri-shpikë në çdo brezní; zeitgeisti i etënve nuk ãsht zeitgeisti i bijëve. Dhe kjo ãsht e mundëshme sepse, duke përdorë mjete të kufizuome, gjuha prodhon shprehje të pasosta (Wilhelm von Humboldt).
Por, megjithëse triviumi përfshinë gramatikën, ai nuk hyn në thellsí të saj; veçsisht në filozofinë e gjuhës; si paragrafi i masipërm. Prandaj, duke u kthye kah prakticiteti, nxanja e gramatikës ãsht themeli i të mësuomit; ata që nuk e njohin mirë gramatikën, kanë probleme me kompetencën gjuhsore, diskursive, retorike, e logjike.
Duke mësua gramatikën, nxanësit mësojnë se qenja ãsht e pavarun prej botës, se ajo nuk mund të egzistojë në dy vende njëheresh, dhe se ajo nuk mund edhe të jetë edhe të mos jetë (shih von Leibniz). Të gjitha këto mundsohen prej arsyetimit të shprehun në formë korrekte gramatikore.
Me pasë sukses në këtë dasinë, kërkohet që fëmijës t’i mësohet standardi i bashksisë së cilës ai i përket. Në kontekstin shqiptar, fëmija duhet të mësojë ose standardin ‘72 ose standardin ‘64; por patjetër që duhet të mësojë njënin sish. Megjithatë, evidenca e shprehjes dhe përkthimeve tregon se shqipja pa paskajore (me shkrua, me luajt, me pré, me lá, me djegë) mbetet e mangët.
Këtu trajtohen vetëm ato aspekte që ndikojnë në zotnimin mjeshtror të ligjratës, ndërkumtit, shkrimit, kompozimit, dhe diskursit. Për mâ shum shih Gramatikën.
Prej pikpamjes gjuhsore, diskursi mund të zhvillohet në një nivel gjuhsor që lidhet ose me kompetencën ose me nevojën e ndërkumtuesve, p.sh., ai mund të kategorizohet si analfabetik, slangesk, zhargonesk, popullor ose akademik, teknik, letrar, e të tjera.
analfabetik – Mungon shkrimi e leximi
slangesk – legen (një i burgosun që u shërben të tjerëve); fuks (spiun) kalec (spiun)
zhargonesk – Sped (mësues i edukimit special)
popullor – Diskursi zhvillohet në gjuhë popullore, p.sh., fansat e futbollit zhvillojnë debate rreth ekipeve të tyne të përferuome.
akademik – Shkrime ku dominojne faktet, arsyeja, dhe toni objektiv.
teknik – debate rreth Windows (sistem operimi për kompjutra)
letrar – Diskursi letrar kontrastohet me diskursin analfabetik.
Fonetika, fonologjia, dhe një pjesë e prozodisë paraqiten shkurtimisht në këtë lidhje.
Kjo faqe përmban një paraqitje të shkurtë të fjalformimit dhe të pjesëve të ligjratës.
Këtu mund të lexoni rreth frazës, klauzës, elementeve të klauzës, renditjes dhe fjalisë.
Ortografia JoZyrtare bazohet në rregullat e Komisisë ‘16, Ortografisë ‘64, dhe Drejtshkrimit ‘72