— DRAFT! DRAFT! DRAFT! —
OJZa
§ 1 |— ˈ
Theksi nuk shenjohet në gjuhën e shkruome.
§ 2 |+ â, - o, - ë
Kjo fonemë del në trí versione në gjuhën shqipe:
- fonolekti verior: â
- fonolekti qendror: o
- fonolekti jugor: ë
Këtu âsht zgjedhun â.
§ 3 | + -ë
Pas rrokjeve të mbylluna që përmbajnë një zanore të gjatë ose të mesme, duhet shtua një -ë, e cila nyjtohet vetëm në disa dialekte. Për të tjerët, ky shtim shërben si shenjues gramatikor, p.sh.,
- amë
- ranë
§ 4 | + -á -é -í -ó -ú -ý
1. Gjatsía e zanores duhet shenjua vetëm në sosje. Kjo shenjë âsht e nevojëshme sepse zanorja e gjatë dhe e shkurtë sostore i kundërvehen njëna-tjetrës kuptimsisht, si në: bari/barí, drejtori/drejtorí, puntori/puntorí. (KSh 1916-8)
Prandej, afrí, agullí, ajksí (essencë), ajthsí (esenca e esencës), amshtí, amsí, andsí, atillsí (forcë G.), paatillsí (paforcë G.) barí, bashksí, brigsí (qortim), brishtsí, bukurí, bulsí (bulim), buritsí (turpnim), burrní, butsí, djelmní, drojsí, dhaní (G. / en. strife), endsí, epërsí, febrí (kërkim, analizim G.), gjamsí, graní, hirí (hire), hulli, kryesí, marrí, mení, morí, ndershmëní, njerzí, plojsí (tmerr), pretarí (grabitje), rasí (nënshtrim), razí (që u dëshiron ligsí të tjerëve), smirzí, shemtí, urtsí, ushtrí, vajzní, vllazní, zhigsí (etje e madhe), zulmsí (lavdí)
Po ashtu edhe, á, bé, lé, prél. Si edhe, dý vajza, trí shoqe
2. Por, fjalët që sosin më zanore të hundorsuome duhet të marrin vetëm shenjën e hundorsimit; si në, bã, zã, dhã (shih Gazullin). Jo vetëm që do të ishte teprí me i shenjua këto zanore me dy shenja diakritike, por zanoret sostore të hundorsuome në gjuhën shqipe dalin me duresë të gjatë.
§ 5 | — ã ẽ ĩ ũ ỹ para 'm, n'
Nuk duhen shenjua zanoret e hundorsuome kur ato dalin para bashktinglloreve m, n, përfshi edhe ‘mb, nd, ng, nj’.
a-ja e hundorsuome: ambëlsi, e ambël; amë, amsi, e ama, amtar; andë, andsi, andëtar, andëtare, e kandëshme, i kandëshëm; andërr, andrrimtar; anë, ansi, antar, (vendas, prej kësaj ane), me ansua, ansim; damtua; dhamb, dhamballë; dhandër; dhanë, me dhanë, kam me dhanë, kisha me dhanë, gojdhanë; e randë, me randsi; frangjisht, Francë, Franca, Frankët, fiset Frange; gershanë, me gërshanua; gjamë, me bã gjamë, me gjamtua; gjandërr; hanë, hana; kambë, kambsor, kambsorët, kambsorí; kand, kandore; kandërr; kangë, kangtar, kangtare; kingj; lamë, lama e grunit; landë, me blé landë për të ndërtua shtëpinë, landa e letërsisë; me lanë; lang, i langzuom, me langzua; llanë, llanpërveshun; mangë; mbramë, mbramje; me dhantua, i dhantë; me ngranë, i pa-ngrantë e i papimë; mullani; murlani; namë, me namë; nantë, nantdhjetë, nantqind, nantmijë, nantor (vs. nandor, nanor, nëntor); nxanë, i nxanun, e nxanun, nxanës, nxanëse; rranjë, rranjsore, me rranjsua, rranxë shkambit; shkamb, shkambor; shullani; tand, tande, merre librin tand, merre fletoren tande; tandë hardhiash/hardhish; tandë për hie; tansi, të tanë, i tansishëm, tansia; thanë, me thanë, thanje, parathanje, pasthanje; thëllanxë; thî, thiu, thineshë; zanë, me zanë, me përzanë, shtatzanë; Zanë, Zanat; të shitofshin Zanat; zani, me zanua
e-ja e hundorsuome: argjend, argjendar, argjendarí; me hy mbrendë, mbrendia e kallzesës, punë të mbrendëshme; dem, demi; me dendë, e i dendun; dreni; dhen, dhenët; dhimbje, më dhemb; emën, emni, me emnua, emnore; endsí, me endë, endtare; me u enjtë, e Enjte, të Enjten; femën, femna; fleni; freni, me frenua; gdhê, gdheni, me gdhendë, e i gdhendun; geshtenjë; gjemb, gjembat, gjinia femnore; gjendje, me qenë në gjendje të keqe/të mirë; i shtrembët, kamb-shtrembët; kuvendua, me kuvendë, me mbajt kuvend, Kuvendi Popullor, me kuvendua; liqeni; mend, mendje, me mendua, i menduom, mendueshëm, mendimtar, mendjemadh, me u mendua, me u çmendë, e i çmendun, me përmendë, me u përmendë, përmendore; mendër; me ndejtë, e i ndenjun; ndemë, e i ndemë, me ndé, me pasë me ndé me terë teshat; parmendë; pendë, pendsim, me pendsua; peni; Prennë, e Prende; qen, qeni; qendër, me qendrua, pika qendrore; me qenë, kam me qenë, kemi pasë qenë; qenie, qensia, qenjet; rrenë, rrenc; me shembë, shembje, u shemb, shembtinë; shembull; shemër; me shenjua, shenjë, Spjegim, shenjtar (që dallon), shenjimtar (që merr shenj), shenjues; shpend; e i shtrenjtë, me shtrenjtsua; thembër; me trembë, e i trembun; vend, vendi; me vû, vuna; vendas, me vendosë, me marrë vendim, me u zhvendosë, me vetvendosë; me vu re; zemër, me zemrua, zemran, e i zemruom, me u zemrua, e i pazemër, e i përzemërt
i-ja e hundorsuome: lini; këllini; hini; kakini; kallini; kingji; kufini; pëqini
u-ja e hundorsuome: gjuni; huni; piruni; druni
y-ja e hundorsuome: dryni, hyni
§ 6 | + ã ẽ ĩ ũ ỹ
Shenjohen zanoret e hundorsuome kur ato nuk dalin para m, n.
Shenim: Në shkrime elektronike, shenjat e masipërme mund të zëvendsohen me â, â, î, û (ctrl + shift + 6). Y-ja kërkon kombinim tjetër.
a-ja e hundorsuome: me bã; çãshtje; dhã, me dhã (fuqi, forcë, G); shullã, me u shullã në shullã; zã (me nxanë) zã (tingull); gjã, gjãsi, gjãsim, gjãsia; mã nãlt, mã pak, mã shum, a don mã; mãz; mãzë; mullã; murlã; rrã, me rrã; nxã, me nxanë
e-ja e hundorsuome: drẽ, frẽ, liqẽ, pẽ
i-ja e hundorsuome: gjĩ, hĩ, kallĩ, kakĩ, kufĩ, pëqĩ
u-ja e hundorsuome: gjũ, hũ, pirũ, drũ
y-ja e hundorsuome: drỹ, me hỹ, me shtỹ
§ 7 | + e
a) Në disa emëna femnorë që sosin më ‘e’ të patheksuome, në njëjësin e emnores së shquome kjo ‘e’ zevendsohet me -ja. Por, në trajtat tjera, e-ja fundore ruhet: lule, lulja, e një lule-je, e disa lule-ve.
b) Ky parim ndiqet edhe në disa emëna mashkullorë me tingëllimë femënore, p.sh., ˈMeke, Mekeja, e një Mekeje.
dele, del-ja, dele-je; lule, lujla, lule-je; gërvishtje, gërvisht-ja, gërvishte-je; gjamtare, gjamtar-ja, gjamtere-je; gjuhtare, gjuhtar-ja, gjuhtare-je; katundare, katundar-ja, katundare-je; kryetare, kryetar-ja, kryetare-je; lahutare, lahutar-ja, lahutare-je; leke, lek-ja, leke-je; lul-ja, lule-je
mësuese, malsore, malsor-ja, malsor-je; mësues-ja, mësuese-je; nxanse, nxans-ja, nxanse-je; pejane, pejan-ja, pejane-je; poete, poet-ja, poete-je; qytetare, qytetar-ja, qytetare-je; rapsode, rapsod-ja, rapsode-je; toske, tosk-ja, toske-je; thirrtare, trime, trim-ja, trime-je; thirrtar-ja, thirtare-je; valltare, valltar-ja, valltare-je; veme, vem-ja, veme-je; vlonjate, vlonjat-ja, vlonjate-je; zanore, zanor-ja, zanore-je; zhele, zhel-ja, zhele-je
Por
grua gege, gegia, e një gege-je; mbledhje, e një mbledhieje
(disa shkruaj edhe ‘e një mbledhjeje, por ‘-jeje’ vështirson artikulimin)
§ 8 | + o
Gjuha shqipe ka shum pak emëna që sosin më /o/.
Njerëz: Bato, Koço, Gjeto, Frano, Franko, Loro, Maro, Dylo, Zylo
Kafshë:Murro, Kuqo, Balo
Huazime:
prej prapashtesës sllave -ko: vëllaçko, leshko
prej Greqishtes së ré: ballo, fjongo, spango, bango, vello
prej Italishtes: çimento, graso, firo, karro, dopjo, radio, torno
prej frangjishtes: byro, depo, triko
Këta emëna shquhen në -ja. Prandaj, jo: Batua, Koçua, Gjetua, byroua, Dyluo, Zylua.
Por: Bato-ja, Koço-ja, Gjeto-ja, Frano-ja, Franko-ja, Loro-ja, Dylo-ja, Zylo-ja
Emëni ‘Pashko’ ãsht version dialektor i emënit ‘Pashk’. Prandaj, ‘Pashk-u’.
§ 8 | + a
Në disa fjalë, veçsisht në vendsi trupore, aty ku gegët përdorin ‘o’, toskët përdorin ‘a’. Ka gjasë përveç dallimeve authentike dialektore, ndërrimi o > a ãsht prekë edhe prej analogjisë. Deri në vitet 1970të, në Zadrimë ky ndërrim kishte arritun deri atje saqë fjalia: Pali hipi në kalë dhe shkoi me pi kafe, delte Poli hypi m’kolë e shkoi me pi kofe. Gjurmët e ndërrimit a > o, vërehen edhe në Shqipní së Mesëme dhe në malsitë e Gegnisë Lindore (dy zona që shpesh kanë fonologjí të përafërt).
Në disa fjalë, etimologjia mban anë ka fjalët me ‘o’, për shembull voj < oleum (lat.); në fjalë të tjera etimologjia përkrahë fjalët me ‘a’, si në vatër < grc. aithrion; lat. atru; etrusk. athre).
Gegnishtja letrare: voj, vojna; votër votra; vorr, vorre
Tosknishtja letrare: vaj, vajëra; vatër, vatra; varr, varre
Ojza: vaj, vajëna; vatër, vatra; varr, varre
§ 9 | nuk ká standard
Gegnia Lindore, Labët, dhe Çamët mund t’a ndërrojnë y-në për ‘i’ ose një një diftont, p.sh., yll > ill; shtëpí > shpai. Prejse këto zona janë kryesisht malore, por edhe të ndame prej njëna tjetrës prej popullsisë toskfolëse, ku ky ndërrim nuk del, ky fenomen del relativisht i pazdritun. Komisia, Ortografia, dhe Drejtshkrimi, pajtohen në kët¨epikë. Por, ka edhe fjalë të tjera ky dallimi y/i âsht i paqartë për shum shqipfolës të tjerë.
Një aspekt që duket se ka marrun në shteg të gabuom âsht dallimi Shqipní / Shqyponjë. Buzuku përdor ‘i’ për vendin, por ‘y’ për shpendin (Topalli).
+ i
shqip, me hipë, frikë, gjilpanë, gjilpnyer, sirtar, shpirt; kripë, hipë, rrip, krimb
+ y
shqyponjë, me hy, hymje, hyll, ylber, ynë, yt, i ndymë, krye, me lypë, tym, me u vyshkë, gjysmë, gjymtyrë, i gjymtë, e gjymtë
§ 10 | nuk ká standard
Asimilimi Ngjasimi - Ndërrimi ë > u. Në disa të folme, fjala numër’ del ‘numur’. Disa gjuhtarë mendojne se ky fenomen asimilues e ka shty shvanë në rrokjen e fundit të mbyllun ma i ngjá u-së në rrokjen e parë të hapun. Pranimi i këtij ndërrimi dialektor do të sillte probleme me çansimin e trajtave të fjalëve, për shembull, dhelpun/dhelpuna ose dhelpën/dhelpna; numur/numuri ose numër/numri; plunun/pluhuni ose pluhën/pluhni. Prandej, me thjeshtua sundet, këtu duhet ruajt versioni me ‘ë’.
-ull
kumbull, kumbulla; vjedull, vjedulla; vetull, vetulla; mjegull, mjegulla; nofull, nofulla
-ur
flutur, flutura; lepur, lepuri; e bukur, e bukura; hekur, hekuri
-ël, -ën, -ëm, -ër, -ërr
afër, algjebër, andërr, arbën, breshën, bukël, bushtër, dhelpën, Dibër, dimën, e i ambël, e i ashpër, e i gjelbër, e i pastër, e i poshtër, e i vjetër, e i vogël, e i vorfën, emën, epër, femën, gjandërr, gjarpën, Gjirokastër, gjasëm, gjysëm, gogël, kandërr, katër, kodër, kokërr, lakën, lavër, libër, lodër, lundër, lustër, mjekër, mjeshtër, mokën, mostër, motër, numër, pjepën, puçërr, pupël, regjistër, shemër, shifër, Shkodër, tamël, tepër, tjetër, thundër, thupër, urdhën, vegël, vepër, vetëm, vezhël, vjehërr, zemër
§ 11 | nuk ká standard
Ne disa dialekte shkruhet ‘u’ për ‘y’ ose e kundërta. Ky fenomen ãsht prekë prej influencave ndër-tingullore. Çeshtja komplikohet mã tej sepse tingulli ‘y’ mund të dali ose ‘u’ ose ‘i’, si në: yndyrë, undyrë, indirë. Çeshtja nuk mund të zgjidhet me egzaktsi, prandaj shembujt pasues janë vetëm grishje.
+ u
bufe, bulmet, burokrat, duel, duke u la, duzinë, fruta, grunjëna, gjurmë, parashutë, qurra, sfungjer, temparaturë, tunel
+ y
bërryl, byro, cyle, natyrë, shytë, shytan, me trysë, me zdrysë, virtyt, yndyrë
§ 12 | nuk ká standard
Në disa fjalë ku një mesore, e përparme, / ẽ/, ose qendrore /ë/ pasohet prej një tingulloreje, gjuha, ose nofulla e poshtëme, mund të ngrihet mã nãlt, dhe të kalojë në zonën e nyjtimit të zanores së mbyllun, të përparme /i/. Ky ndryshim mund të shoqnohet edhe me ngritjen e shpinës së gjuhës drejt qiellzës së fortë; palatalizimit. Kështu, në disa zona shqipfolëse, veçsisht në veriperendom, disa tinguj /e, ë/ mund të kenë kaluom prej në /e, ë/ në /i/ (Dodi).
p.sh.: dhimbje, gjimua, qindisë, qindrua, qingj, qi, qillua, nji, qirua
Prejse forma origjinale, e cila del edhe sot në shum zona shqipfolëse, ishte me /e/, gjuhtarët besojnë se kjo formë duhet zgjedhë për shqipen standarde.
'e' jo 'i'
Prandaj: dhembje, gjemua, qendisë, qendrua, qengj
'ë' jo 'i'
Prandaj: që, qëllua, një, qërua
§ 13 | Vetëm gegnishtja letrare ka standard
Në tabelën pasuese, togzanori shihet prej pikpamjes së OJZës. Sikur ai të shihej prej pikpamjes së Standarit të sotëm, do të kishim dy togzanorë; ua/ue. Kurse gegnishtja ka vetëm togzanorin ‘ue’ (në malsitë gege ~aue, në vernakular u:). Në këtë aspekt të shqipes, vetëm gegnishtja letrare ka formë standarde – vetëm togzanorin ‘ue’.
OJZa, duke ofrua larminë mâ të madhe tingullore, ka ‘uo’, ‘ua’, dhe ‘ue’. Por zgjedhjet e kësaj larmie nuk janë hibridizime laboratorike; kështu flasin Lekët. Për një bazë shkencore të kësaj larmie të shqipes, shih kërkimet dialektologjike të Gjovalin Shkurtajt).
1. Ndryshe prej gegnishtes e tosknishtes. Kur gegnishtja dhe tosknishtja përjashtojnë njëna-tjetren, si në ue/ua, përdoret togzanori /uo/. Kryesisht, kjo zgjedhje prekë pjesoren e kaluome dhe mbiemënat prejpjesorë (shkruom, kishte shkruom, ishte i shkruom).
2. Si tosknishtja letrare. Në zgjedhime (folje) e lakime (emëna, përamëna) përdoret togzanori ‘ua’, si në standardin e sotëm (me shkrua, un shkruaj, grua, mua, muaj, tuaj).
3. Si gegnishtja letrare. Në emëna e ndajfolje prejpjesore përdoret togzanori ‘ue’, i cili pranohej prej Komisisë Letrare dhe pranohet edhe prej standardit të sotëm (mësues, gezueshëm).
Ky renditës tregon se OJZa âsht i vetmi standard, megjithse JoZyrtar, që mund të zgjidhi problemin e togzanorit, problemin e paskajores, dhe problemin e pjesores së kaluome.
OJZa ka afërsisht 160 paragrafe.
Paragrafet tjera do të ngarkohen së shpejti.
Kjo ortografí JoZyrtare nuk mëton as të kundërshtojë as të zëvendsojë standardin zyrtar a normën letrare.
Gjuha quhet ‘Leknisht’sepse ajo bazohet në të folmen e Lekëve — banorëve të Rugovës, Plavës, Martinajve, Gucisë, Vuthajve, Mbishkodrës, dhe Nënshkodrës.
Prej pikpamjes profesioniste, kjo larmí e shqipes bazohet në rregullat e Komisisë Letrare të Shkodrës (1916-18), Ortografinë e Prishtinës (1964), dhe Drejtshkrimin e Tiranës (1972).