Rreth sitit triviumi.com

--

TRIVIUMI

Rreth Triviumit

Triviumi ãsht një nocioni i lashtë me rranjë në shkollat greke, veçsisht në pikpamjet e mësimit dhe nxanjes. Ai përfshin trí koncepte kryesore: gramatikën, logjikën, dhe retorikën. Ideja e kësaj dasie ãsht e angluome në leminë njerzore:

Gramatika:

Fillimisht fëmijët mësojnë me emnua kenjet e botës dhe ngjarjet që ata dëshmojnë nëpërmjet shqisave të tyne.

Logjika

Në shkollë të mesëme, nxanësit epen pas argumentash, prandaj, ãsht e nevojëshme me thellua dijet rreth argumenteve dhe falsiteteve logjike.

Retorika

Duke pasë nxanë gramatikën dhe logjikën nxanësi mëson me e përdorë gjuhën në atë mënyrë që ajo të peshojë mbi një dëgjuesí të veçantë. Kjo fazë mund të nisi kah fundi i shkollës së mesëme, por tipikisht, ajo nisë në universitet; njeriu mbetet nxanës i retorikës gjith jetën

Fazat e zhvillimit nuk duhen pā si të ndame.

Gramatika ãsht baza e logjikës sepse propozimi (proposition) duhet parsua me të vërtetën logjike. Retorika, e cila bazohet në përdorimin r tropeve (manipulimit të kuptimit të fjalëve) dhe skemave (manipulimit të sintaksës), nuk mund të egzistojë pa një dije të shëndoshë të gramatikës.

Retorika ka nam të lig, sepse ajo mund të shihet si almisi bindës i avoketënve, politikanëve, e tregtareve. Por, prej një kandvështrimi tjetër, retorika ãsht almisi mã i mirë me i përçua kumtet njerzore dlirtas, shkurtas, e me stil. Gjithçka varet te karakteri i autorit.

Kompozimi

Prej pikpamjes pedagogjike, detyra e nxanësit ãsht me dëshmua njohjen dhe përvetsimin e triviumit në shkrim e ligjratë. Për kët arsye, prej klasës së 1rë deri në klasën e 16të, nxanësve u duhet me dhanë provime në kompozim, ku përfshihen ligjrata publike, analiza, argumenti, kritika, e të tjera.

Studimet Letrare

Studimet Letrare, të cilat, prej thellsisë së tyne teorike, zakonisht trajtohen në klasat e epërme të universiteteve, febrojnë narrativin, diskursin publik, e të tjera. Studimet letrare merren me teorí, jo me recensione, të cilat shkruhen për masat e gjana, as me kritikën letrare, e cila ãsht nxanja e kritikëve profesionistë. Teoria febron të tana anët e tregimsisë e diskursit. Ajo nisë me endsitë që financojnë krijimet, politikën krijuese të sunduesve, mediumin e përçimit të veprës, qëllimin dhe pikpamjet e autorit, dëgjuesinë (audiencën), e të tjera.