— DRAFT! DRAFT! DRAFT! —
Retorika
Retorika ãsht dasina e tretë e triviumit. Kjo periodë përkon me fundin e adoleshencës dhe nisjen e moshës madhore. Tipikisht, studentët mund t’a studjojnë këtë aspekt në klasat a fundit të shkollës së mesëme ose në fillim të universitetit. Por, ky ãsht vetëm fillimi; retorika, ashtu si logjika, ãsht një nxanje që zgjatë tan jetën.
Përmbajtja përkon me atë që thohet, kurse forma me mënyrën se si kumtohet përmbajtja. Në shkollat ku zbatohen parimet e formës e përmbajtjes, nxanësit mund t’i kërkohet:
1. Të kopjojë përmbajtjen e një teksti, por në formë të ré.
2. Të kopjojë formën e një teksti, por me përmbjajte të ré.
Megjithatë, dallimi i formës prej përmbajtjes mund të jetë i vështirë.
Niçe shkruan, afërsisht, se Njeriu harron se gjuha âsht një ushtrí metaforash. Në fjalinë, “Preva u zvarrit përkitaz themelit duke kqyrë për krijesa që helmatisin jetën.” ka disa metafora, të cilat Arbanikët paganë i merrnin për të vërteta, p.sh., ata e merrnin Prevën për Orën e shtëpsë. Por, shumicës së njerëzve nuk u shkon në mendje se ‘helmatisja e jetës’ âsht gjithashtu shprehje metaforike. Metaforë âsht edhe bindja që Zoti humbi njënin sý për hir të dijes. Por, me fjalen ‘metaforë’ Niçe nënkuptonte diçka mâ shum se përkufizimi i thjeshtë i metafores, p.sh X qëndron per Y.
Morali, politika, konceptet divine, e të tjera, janë të mbushuna me shprehje, të cilat, fillimisht ishin metafora të gjetuna, por pastaj ne e harruam këtë fakt; domethanë tash i marrim metaforat për koncepte reale. Problemi këtu âsht se, sipas Niçes, të kuptuomit e botës âsht metaforik. Sikur kjo të ishte e vërtetë, atbotë do të ishte e vështirë me dallua realen prej metaforikes.
Një mënyrë tjetër me e pa gjuhën si vazhdimisht të ndryshueshme âsht koncepti i Heidegerit, Destruktion, me të cilin ai nënkupton njëfarë çmontimi; ose njëfarë zbërthimi në sensin e të kundërtës së mbërthimit.
Heidegeri e përdorë termin ‘Destruktion’ jo me tregua se termat nuk kanë vlerë, ose se e vërteta nuk egziston, por me februa mundsinë e përjetimit të përvojës së njeriut të pahipnotizuom prej ‘metaforave’. Sikur ky fenomen të realizohej, do të mundsohej zbulimi i përvojës authentike të qenjes primordiale (qenjes që egzistonte në fillim të kohës). Por, me përvojë të qenjes, Heidegeri ka parasysh përvojën e qenjes menduese; njeriut të pamashtruom prej apeleve retorike—jo individin.
Ky projekt mund të realizohet duke identifikua dhe ‘çmontua’ termat e ngarkuome metaforikisht a retorikisht. Ky proces do të vazhdonte deri sa të identifikohej eksperienca e qenjes primordiale.
Emëni ‘etiketë’ ose ‘dekorum’ nënkupton sjellje të përshtatëshme ndaj situatës e të civilizuome ndaj përsonave me të cilët njeriu ndërvepron. Në retorikë dhe në çdo shkrim publik, kjo arrihet nëpërmjet zgjedhjes së fjalëve e shprehjeve që nuk janë fyese ndaj përsonave të tjerë as ndaj koncepteve që mund të jenë të randsishëme për cilindo përson.
Por, kjo nuk do të thotë se liria e fjalës duhet shua. Ajo vetëm nënkupton se njeriu i civilizuom ‘personi gentil’, i mbrujtun me moralin sokratik—racional / joracional—ka një dhuntí të veçantë me sundua emocionet e veta a me i vû pres zemrës së fryme.
Ruajtja e etiketës/dekorit âsht një parim qendror retrorik që ngulmon në përshtatjen e fjalëve jo vetëm ndaj temës së diskursit, por edhe ndaj rrethanave ku zhvillohet ky diskurs, edhe ndaj audiencës. Mungesa e dekorit, ose gjuhës së civilizuome, a nxitë audiencën të largohet prej retorit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se retori duhet të përkulet ndaj kërkesave të audiencës. Ideja këtu âsht se retori duhet të ngrihet mbi vulgaritetin e masave.
Sëbashku me etiketën/dekorin dhe audiencën, kairosi ãsht njëni prej tre koncepteve gjithpërfshise të retorikës.
lexoje
Retori cakon të ndikojë mbë mendjen dhe ndjenjat e një audience. Por, audienca nuk âsht vetëm populli që dëgjon një fjalim ose që lexojnë një tekst. Në kohën e internetit, audienca âsht e gjith bota; brenda sekondash. Sot, audienca ka fuqí kaq të madhe saqë ajo e ri-krijon mesazhin e retorit, dhe mandej e shpërndan atë të grimcuom në klipe si kritikë retorike. Kështu, retori duhet t’a marri parasysh se puna e tij do të pjesnohet e shpërndahet jasht kontekstit.
Por, pavarsisht prej kohës në të cilën jetojmë, autorit a retorit i âsht dashtun gjithmonë me marrë parasysh si audiencën primare, audiencen që përjetonte prezantimin, si audiencën sekondare, audiencën që mund t’a lexonte prezantimin në një vend tjetër të botës, në një kohë tjetër.
Pleqnimi i përket të së kaluomes sepse lidhet me një veprim ligjor për të cilin dikush akuzohet ose ndaj të cilit dikush mbrohet. Në traditën authentike shqiptare, ata që kishin nevojë për gojtarí, dhe që ishin gojtarë, ishin Pleqtë e Ligjit. Përveç njohjes së ligjit, atyne u kërkohej edhe të dinin si t’i kumtonin përspektivat e tyne.
Termi i ligjit shqiptar âsht ‘shkarkim’ (Gjeçovi); fjala ‘akuzë’ âsht e huaja. Ligji shqiptar kërkonte që si shkarkuesi si mbrojtësi të merrnin pleqtë e ligjit. Kështu, një palë pleq mbronin shkarkuesin, tjetra të shkarkuomin. E njëita gjâ praktokohet edhe sot në gjyqet perëndimore, ku prosekutuesi mbron shkarkuesin dhe avokati punon për atë që mbrohet prej shkarkimit. Edhe sot ata që flasin betohen me thanë të vërtetën, por sot betimi âsht zëvendsua me evidencën.
Retorët që flisinin në këto situata ndiqnin temat e drejtë / e padrejtë.
Me nxitë a dekurajua (en. exhort or dissuade) një audiencë kërkon që ligjrata të jetë e paramenduome. Kjo ligjratë lidhet me të ardhëmen sepse rezultati i saj do të evidentohet kur të shihet nëse audienca u nxit me krye një veprim apo u dekurajua prej kryemjes së një veprimi. Në traditën shqiptare, kjo situatë delte kur një udhheqës përpiqej të nxiste vullnetarët që të luftonin kundër anmikut.
Në vitin 1912, një situatë e tillë u pat shfaqun në hymje të Durrësit, ku 300 shqiptarë ishin përgatitun me hy në këtë qytet, me ngritë flamurin në portin e këtij qytete, mandej me i rá Tiranës. Por, këtu ndodhi një problem. Sipas M. Sirdanit, sapo Toptanët panë se Cokajt cakonin me ngritë flamurin shqiptar, ata u largua, me gjasë duke pasë frikë se fanatikët nuk do t’a pranonin një gjâ të tillë. Në këtë situatë, Ded Cokut, si udhheqësi i kryengritësve, kishte për detyrë ose me i nxitë pasuesit e tij me hy në Durrës ose me i dekurajua ata prej këtij veprimi. Fjalimi i Dedës, i cili ndjehej i tradhëtuom prej Toptanëve dhe i zhgenjyem prej shqiptarëve fanatikë, me flamur shqiptar në njënën dorë dhe me pushkë të mbushun në tjetrën, ishte i shkurtë, i qartë, e direkt:
‘Atyne që nuk u vjen marre me u kthye me pushkë të mbushuna, le të kthehen. Të tjerët, pas meje; drejt Durrësit!’
Në këtë degë të gojtarisë, caqet e retorit përfshijnë pyetje nëse diçka ka ose nuk ka vlerë ose nëse diçka të jep avantazh apo disavantazh.
Qartazi, Deda dhe pasuesit e tij, ku përfshiheshin edhe disa pasues shum të afërt të Toptanëve, një katolik Shkodre e një musliman prej Shqipnisë së Mesëme, pasuan Dedën duke besua se ngritja e flamurit shqiptar kishte vlerë të mjaftueshme me rrezikua edhe jetën e tyne. Këtu, këta kryengritës, të cilët ishin Lekë, Kurbinas, e Mirditas, treguan se ata zotnonin cilsinë themelore të udhheqësit—trimninë authentike fizike; ata ishin ‘fizikisht’ guximtarë.
Një përson lavdohet ose fajsohet, tipikisht në lidhje me bamat ose cilsitë e karakterit. Këtu përdoret koha e tashëme sepse përsoni, i lavduomi ose i fajsuomi, vazhdon t’i ketë ato cilsí. Në traditën shqiptare, këto ligjrata ishin pjesë e gjamave (britmave) dhe vaje. Në MM mashkulli që ‘bërtiste’ një të vdekun quhej Brti(t)mëtar, kurse gruaja që vajtonte një të vdekun quhej Vajtojcë.
Prejse egziston një ligj i pashkruom, sipas të cilit nuk flitet keq për të vdekunin, në britma e vaje dëgjoheshin vetëm lavdata. Prej pikpamjes retorike, britmëtarët dhe vejtojcat njehnin (en. enumerate; list) cilsitë e karakterit të të vdekunit dhe bâmat madhore të tij dhe të saj. Prejse karakteristikat dhe bamat ishin pozitive, ata gjithashtu, njehnin vuajtjet psikologjike që të afërmit do të përjetonin në mungesë të të vdekunit.
Prej një kandvështrimi pagan, njerëzit e lashtë besonin se krijesat e Pasjetës, megjithëse të pashqisueshme prej njerëzve, ato shihnin e dëgjonin gjithçka që banin njerëzit. Ishin këto krijesa të padukëshme që vendosnin me i pranua ose jo njerëzit në Pasjetë. Por, ishte Ava (lat. spirit; en. soul) (shih Gazullin, Topallin), jo trupi që shkonte në Pasjetë. Megjithatë, shtegu për në këtë hapsinë të nëndheshëme ishte toka; dheu. I vdekuni duhej të pranohej në dhé, prej ku Ava e tij do të kalonte në Pasjetë. Por, gojdhana thotë se njerëzit e këqij nuk pranoheshin prej dheut; domethanë, krijesat e Pasjetës nuk i pranonin njerëzit e ligj. Prandaj, britmat e vajet ishin lavduese pikrisht për këtë arsye, që këto krijesa t’a pranonin të vdekunin në mënyrë që ai të mos mbeste jasht dheut e të endej si Travë (Avë e Truome) për jetë të jetës. Lavdia evidente në britma e vaje kishte qëllim me grishë krijesat e Pasjetës që t’a pranonin shpirtin e të vdekunit sepse ai ose ajo kishte qenë përson me cilsí fisnike.
Paraqitja grafike që pason âsht një metodë e thjeshtë me kuptua apelet bindëse, gjithashtu të njohuna edhe si ‘apelet retorike’. Trekandëshi retorik mund të quhet edhe trekandëshi aristotelian sepse ai âsht nxjerrun prej mësimeve të Aristotelit në veprën e tij Retorika. Aristoteli e ndan këtë vepër në trí pjesë a libra.
Shkrimi mâ i herëshëm retorik në traditën e shkruome shqipe âsht fjalimi i Gjergj Kastriotit para shqiptarëve të çliruom. Mâ poshtë jepet një pjesë e tij, e përshtatun sipas dialektit të Gegnisë Lindore:
Pes kanonet ose parimet retorike gjinden në tekstin De Inventione të oratorit romak Marcus Tullius Cicero (106 BC). Këto parime i shërbejnë mâ s’miri ligjratës, por edhe shkrimeve akademike e letrare, si edhe e vizualeve. Ato ndihmojnë si në ndërtimin e prezantimin e një projekti a argumenti si në strukturën e tij,
Fjala ‘enthemimë’ vjen prej grc. ἐνθύμημα enthýmēma. Ajo ãsht një silogjizëm / argument formal i cunguom të cilit i mungon njëna prej primisave ose, ma rrallë, përfundimi. Në diskurse të sinqerta, pjesa që mungon nënkuptohet prej autorit edhe audiencës. Kjo i jep audiencës njëfarë fuqie dhe e ban diskursin mâ ndërveprues. Kur diskursi âsht i pasinqertë, propozimi që mungon mund të përdoret me manipulua audiencën.
Këto lidhje përmbajnë një trajtim mâ të thellë të koncepteve pasuese:
- Enthemima: lexoje
- Apelet bindëse: lexoje
- Kanonet retorike: lexoje
Dialektika ãsht arti i argumentimit. Megjithëse ajo mund të bazohet në bindje popullore, dielektika kërkon të vërteta të pavaruna prej situatës dhe audiencës.
lexoje