--

TRIVIUMI
Ata që, megjithëse në situata të vështira, nuk u thyen as shpirtnisht as intelektualisht

Me Pushkë

Nora e Kelmendit

Nora e KelmenditBesohet se i ati i Norës quhej Vok, por nuk ka ndonjë dokument që provon egzisencën faktike të Norës a Familjes së saj. Mã poshtë jepen kërkimet e Marin Sirdanit, i cili, si historian i vërtetë, pati përdorun çdo detaje të mundëshme me gjetë të vërtetën. Në shkrimin e tij përfshihen legjenda prej prej Malsisë së Madhe (Selcet e Boget) si edhe shkrime historike prej autorësh perendimorë që iu patën referuom kësaj ngjarieje..

Ded Gjo Luli

Ded Gjo Luli Ded Gjo Luli, 1840-1915, ishte Vojvodë i Traboinit të Hotit. Ai njihet si udhëheqësi i Luftës së vitit 1911. Por, duke studjua historinë e kësaj lufte, mund të argumentohet se ai e pati kryem kët detyrë sëbashku me Sokol Bacin.

Llesh Nik Daka

Llesh Nik DakaBani sa bani Lleshi pushkë prej kullet, e pá se prej jashtes muejte me i damtue ma lehtas, neper flakë të barotit i u vodh ushtarvet, e largue nji grimë, per fat ndeshë në nji arkë fushekë porsa të fillueme të harrueme në habi prej ushtarve. Të tanë gëzim atëherë ky, pse do të muejte me vijue luften per nji kohë të mirë, vêhet e qet pá da mbë ta.

Gjelosh Gjoka

Gjelosh Gjoka31 Mars 1911. Prej frikës së mustafizëve dhe nizamëve, të cilët shiheshin si të mbushun me urrejtje dhe të reshkët me plaçkitë, djegë, shnjerzua, e vra, 200 kastratas, të udhëhequn prej Vojvodës Gjelosh Gjoka, ikën në Mal të Zí.

Baca Kurti

Baca KurtiPjesë prej gjamës: Gjithmon për ner ini përmen / Si Shqiptar zemrat kulluo, / S’ka muj kush mev u tralltuo / Baca Kurtit, Knjaz Nikolla, / Ja pat çuo ni shum me t’holla

Nik Leka i Kelmendit

Nik Leka i KelmenditMë 15 Qershor 1878 përfaqsuesit e shum krahinave të Shqipnisë u dorzuan konsujve austro-hungarezë dhe francezë një protestë ku trgohej se kombi shqiptar ishte i gatëshëm me mbrojtë tokat e veta. Kjo protestë u pat nënshkruom edhe prej Nik Lekës e Ujk Gilës; të dy Kelmendas.

Mirash Luca

Mirash LucaPastaj ishte Mirash Luca i Kastratit që e njihja mã parë, i fortë e i shpejtë si një links dhe dinak si dhelpën, i dhanun edhe pas gërshetave të arta dhe brezave të mëndafshtë -- Mirashi, i paepun, i pandreqëshëm, gati me shfrytzua mundsinë mã të mirë në rrethanat mã të pamundëshme, lojnat në maje të gjuhës dhe qeshjen gjithmonë gati. E kisha takuom fillimisht dhjet vjet mã parë në Piacën e Shen Markut.

Bec Patani

Pas shum prétimesh prej Bec e Çul Patanit, qeveritari otoman i Shkodrës dërgon Aliq Qorrin, një Bimbash otoman, me 300 asqerë (ushtarë otoman) me arrestua vllazënit Patani. Ushtria e Alisë i rrethon Patanët në Marlekaj, një katund i Nënshkodrës, i banuom pë shekuj prej Lekëve të MM. Në këtë luftë, Patanët vrasin Bimbashin (Ali Qorrin).

Me Pushkë e Pendë

Sokol Baci

Sokol BaciSokol, 1837-1920, ishte njëni prej Vojvodëve të Grudës. U le në Grudë. Sëbashku me Ded Gjo Lulin udhhoqi kryengritjen e vitit 1911. Sokoli ishte kryetari i Komitetit të Podgoricës, një organizatë që u pat ngritun me ndihmua shqiptarët që kishin ikë prej përndjekjes së otomanëve të rí.

Ded Coku

Ded CokuUshtira otomane vinte prej Lezhet. Në ballë të saj prinin katërdhjet vetë; në qendër të tyne ishte Kajmekami i Lezhës. Ded Coku u drejtohet asqerëve otomanë: Ata prej jush që janë shqiptarë të largohen sepse na nuk kena të keq me ta; na kemë dalë në pritë me i rá vetëm turkut.

Gjeto Coku

Gjeto CokuGjeto Coku ishte njëni prej udhheqësve të Nanshkodranëve, të cilët në fillim të Shekullit 20të patën luftuom me armë kundër pushtuesit. Për këto përpjekje ai u pat internuom diku në Anadoll. Ka gjasë se internimi i tij pati zgjatun 4 vjet (1904-1908).

Prêk Cali

Prek CaliPrêk Cali ishte njerí që, brenda një shoqnie të lirë, mbi gjithçka vlersonte edukimin. Për këtë arsye, në vitin 1920, ai i pati kërkua ministrit shqiptar me hapë shkolla në Kelmend dhe në zona të tjera të rrethit të Shkodrës.

Llesh Marashi

Llesh Marashi Major Llesh Marashi drejtonte gjardarmenin e Shkodres, rreth 400 vetë. Si anti-komunist, Llesh Marashi, drejtoi kryengritjen e Malёsisё së Madhe, e quajtur ndryshe kryengritja e Koplikut. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1945. Kryengritja nisi me shpresë se do të masivizohej edhe në krahinat e tjera përreth, gjё që nuk ndodhi dhe kryengritja dështoi.

Me Pendë

Marin Sirdani

Marin Sirdani Kryesisht, Marini njihet për mbledhjen e gojdhanave rreth Gjergj Kastriotit ndër malsorët e Gegnisë lindore, dhe për përballjen e Lekëve me otomanët dhe osmanlitë vendas. Figurat që ai ka trajtuom brenda historicitetit, përfshijnë Norën e Kelmendit, Ded Cokun, dhe Llesh Nik Dakën.

Zef Pllumi

Zef Pllumi Zefi pati jetuom gjatë komunizmit. Ashtu si vëllazënit Sirdani, Prêk Cali, Llesh Marashi, e të tjerë, ai e pati vuajt shum. Zefi ka mebtë i njohun si regjistruesi mã i spikatun i tiranisë staliniste në Shqipní, por ashtu si mjeshtri i tij, M. Sirdani, Zefi pati hulumtuom edhe historinë e Shqipnisë. Por, ndryshe prej M. Sirdanit, Zefi pati zgjedhun me qenë narrativisit, jo akademik.

Mirash Ivanaj

Mirash IvanajPasqë u kthye në Shqipní, Mirashi bashkpunoi me Nikolla Ivanajn, kushërinin e tij, në botiin e gazetës laike ‘Republika’. Disa klerikë, veçsisht jezuitët, e patën vërejtun kët gazetë si kundër aspiratave dhe parimeve të fesë katolike. Kështu, pati nisun aniqsia në mes të Mirash Ivanajt dhe Jezuitëve.

Nikolla Ivanaj

Nikolla IvanajNë fillim të shekullit të 20të, Nikolla Ivanaj (1879 – 1951) ishte njëni prej përsonaliteteve mã të shquome të elitës së edukuome shqiptare që punonte për pavarsinë e Shqipnisë. Në fakt, ai i përkiste asaj pakice elitare të edukuome në perëndim që, ashtu si udhheqësit e kryengritjeve të viteve 1911-1912, e parashikonte pavarsinë e Shqipnisë si një kthim në gjinin e Europës; jo si një ngulitje në rendin otoman, e sunduome prej pashave, zogollëve, bejve, e begëve.

Benedikt Dema

Benedikt DemaDuke qenë njohës i mirë i gegnishtes dhe tosknishtes, Dema kërkonte që normat të zbatoheshin, por jo pa pëlqimin e autorit. Influenca e tij gjatë kohës që ai punoi si kryeredaktor u tregua edhe në standardizimin e gjuhës shqipe sepse sipas Zef Pllumit, Benedikti pati ndërruom edhe germat.

Arti dhe Letërsia

Aleksander Sirdani

Aleksander SirdaniAleksander Sirdani pati qenë mbledhësi kryesor i Gjamave e Vajeve, të cilat ishin rituale me përkushtim pothuaj fétar në Shqipninë e Lashtë, e me gjasë edhe ndër sllav - së paku në Mal të Zí.

Nikoll Dakaj

Nikoll DakajPërplasjen e parë me regjimin Nikolla e pati në lidhje me veprën e Fishtës. Thohet se zëvendës ministri i arsimit shkoi te shkolla ku Nikolla jepte mësim dhe i kërkoi atij t’a hiqte Fishtën prej programit mësimor. Nikolla refuzoi. Thohet se ministri komunist e quajti Nikollën "Reaksionar! Katolik i Papës! Në kët përplasje, Nikollës i erdhi në ndihmë edhe Arshi Pipa

Frano Alkaj

Frano AlkajTradita e përkthimit të Iliadës së Homerit, kryesisht një pjese të saj, fillon me Naim Frashërin, dhe pastaj vazhdon me Frano Alkajn, Fishtën, Nikollë Dakajn, Gjon Shllakun, Spiro Çomorën, e të tjerë. Alkaj përktheu dy kangë të ndryshëme prej të tjerëve, prandaj ãsht e vështirë të krahasohet përkthimi i tij me përkthimet e të tjerëve; me përjashtim të Gjon Shllakut i cili e përktheu të gjith tekstin.

Luk Kaçaj

Luk KaçajKah fundi i viteve 60të dhe në vitet 70të, stalinistët shqiptar u patë influencuom shum prej revolucionit kulturor Kinez (1966-1976), dhe kështu ata batën burgosun një numër të madh artistësh e intelektualësh. Ne këtë situatë politike, më 28 prill 1973, Sigurimi i Shtetit pati arrestuom Luk Kaçajn. Arrestimi ishte u pat krye me qëllim me friksua artistët a rí dhe të vjetër. Prandaj, Luka u pat arestuom në prani të studentëve dhe të pedagogëve të tjerë, në institucionin ku ai jepte mësim.

Zef Lekaj

Zef LekajZef Leka hyni në bashkpunim me Nikoll Dakajn (imazhet majtas). Marrveshja ishte që Nikolla të shkruante libretin ndërsa Zefi të kompozonte muzikën. Nikolla e quajti veprën ‘Sokoli dhe Mria’, dhe shkroi dy akte të saj, kurse Zefi kompozoi aktin e parë. Por, puna u ndërpré sepse të dý, Nikolla dhe Zefi, u arrestuan prej komunistëve dhe u burgosën.