--

TRIVIUMI

Retorika - Dasina e III e Triviumit

Retorika ãsht dasina e tretë e triviumit. Kjo periodë përkon me moshën a adoleshentëve. Tipikisht, studentët mund t’a studjojnë kët aspekt në klasat a fundit të shkollës së mesëme ose në fillim të universitetit. Por, ky ãsht vetëm fillimi. Retorika ãsht një nxanje që zgjatë tan jetën. Megjithatë, duhet mbajtë në mendje se sologjizmi dhe dialektika mund të vërehen si kundërshtare të retorikës; në fakt, disa mund t'a vërejnë retorikën si ‘doksa’, një mënyrë me ndikua ndjenjat dhe opinionet e njerëzve të pashkolluom, ose si ana sipërfaqsore e ligjratës a shkrimit. Por, kjo nuk ãsht e vërtetë në çdo herje; retorika ka vlera të panumërta në ndërtimin e përsonazheve e temave.

Enthemima

Enthemimat janë shum të vlefëshme në retorikë e tregimsí. Ato janë shum të nevojëshme në dialogje sepse enthemimat i japin bisedës një ngjejë a rrjedhë të natyrëshme. Siç u tha mã në këtë artikull, kur njerëzit debatojnë, ose thjeshtë bisedojnë, ata nuk i formulojnë mendimet e tyne sipas mostrave të argumenteve formale. Sikur njerëzit t’i ndërtonin të gjitha argumentet që ata do të mëtonin me shprehë në formë sillogjistike, biseda do të ishte e tejzgjatun, përsëritëse, dhe e pakandëshme.

Llojet e Paragrafeve

Mënyrat retorike, të quajtuna edhe mënyra diskursive (argumenti, përshkrimi, ekspozimi, dhe tregimi) janë tipet bazë të shkrimit. Paragrafet mund të ndërtohen prej një hibridizimi të këtyne mënyrave. Mã poshtë jepen 10 sish.

Mënyrat Diskursive

Mënyrat kryesore diskursive (retorike) përfshijnë: narrativin, përshkrimin, ekspozimin, dhe argumentin.

Retorika, Apelet, dhe Analiza Retorike

Në dialogun ‘Gorgias’, Platoni quan art një veprimtarí ose një produkt që lidhet me një subjekt specifik, p.sh., ‘shendeti’ ãsht arti i medicinës. Në anën tjetër, thotë Platoni, retorika nuk ka ndonjë subjekt specifik. Ajo ãsht një mënyrë e përgjithëshme bindieje. Këtu Platoni e njëson retorikën me dredhinë, dinakrinë, a mashtrimin. Për Platonin, dialektika kërkon të vërtetën pavarsisht prej situatës dhe audiencës, ndërsa retorika jepet pas bindjes së audiencës. Duke argumentua kundër mësuesit të tij, Aristoteli thotë se edhe retorika, ashtu si dialektika, nuk ka subjekt të përcaktuom. Por, të dyje këto disiplina zbatojnë praktika e metoda të qendrueshme.

Kanonet e Retorikës

Kanonet e retorikës lidhen kryesisht me ligjratën. Romakët, duke ndërtua mbë gjetjet e grekëve, patën dhanë pësë sish: gjetjen, mbarshtrimin, stilin, kujtesën, dhe paraqitjen.

Virtytet e Stilit

Stil quhet shprehja artplote e ideve; mënyra e veçantë sesi një autor shkruan tekstet ose ligjron para audiencës (kjo ndryshon prej pikpamjes që autori ka ndaj subjektit të tekstit a ligjratës; tonit). Për disa, ky përkufizim mund të tingëllojë edhe si përkufizimi i formës, por stili e forma janë dy gjana te ndryshëme

Në retorikë, virtytet e stilit kanë ndahen në pës kategorí: puritetin, qartsinë, evidencën, dekorin, dhe estetikën.