--

TRIVIUMI

Ylli me Shtat CepaNdryshe prej Gegëve të cilët kanë shum fise, dhe Toskëve të cilët ndahen kryesisht në trí fise: Lalë, Lab, dhe Çam, Lekët - banorët me origjinë prej Malsisë së Madhe - nuk kanë fise. Ata kanë 7 Male. Autorë si Zef Pllumi dhe Robert Elsie, gjithashtu pohojnë se edhe Ligji i Lekëve âsht i ndryshëm prej Kanunit të Lek Dukagjinit. Dy aspekte të tjera që i dallojnë Lekët prej Gegëve e Toskëve janë Transhumanca dhe ruajtja e Paganizmit. Përfundimisht, edhe në kulturën materiale e artistike - nëpërmjet xhubletës e tirqëve dhe lahutës e fyellit, trashëgimisë gojore të Epikës, dhe kangëve me subjekte pagane - Lekët dallohen prej Gegëve e Toskëve.

Kërkesat diplomacisë Europjane

4 Memorandumet: 1883 - 1911

Sokol Baci, Ded Gjo Luli, Dod Prêçi, e të tjerë figurojnë si udhheqës dhe si firmosës të katër memorandumeve; dy në vitin 1883 dhe dy në vitin 1911.

Luftënat

Beteja e Barbullojës

Në këtë betejë, 40 Lekë të udhhequn prej Ded e Gjeto Cokut u vunë pritë qindra otomanëve të udhhequn prej Kajmekamit të Lezhës.

Beteja e Rrushkullit

Pasqë ngritja e flamurit në Durrës dështoi kryengritësit shqiptarë po ktheheshin në shtëpiat e tyne grupe-grupe. Në Shijak, fanatikët e Shqipnisë së Mesëme i dolën në pritë grupit të Cokajve - me gjasë me qëllim me i egzekutua sepse ata po ndërhynin me planet që disa pasha kishin me krijua pashallëqe në Shqipní.

Kryengritja e Nënshkodrës, 1912

Ãsht folë e shkrue në rasën e 25 vjetorit t’ indipendencës kombëtare. Por, ãsht lanë si mbas doret vepra e zhvillueme per lirín kombëtare prej Nenshkodranëve.

Lufta e Shenjtë

Valiu otoman dhe disa krenë të Shkodrës besonin se Lekët kishin ndër mend me sulmua Shkodrën (pushtuesit, jo qytetarët). E vërtetë, por siç tregon L. Gurakuqi, atyne u mungonin armët dhe municioni. Nën këtë protekst, Bedrí Pasha pati mbledhun fanatikët e vilajetit të tij dhe u pat nisun drejt Koplikut, ku ata besonin se Lekët ishin ndaluom dhe po peshonin kur me i rá Shkodrës.

Mësymja e Durrësit

Në këtë ekspeditë të pasuksesëshme të vitit 1912, Ded Coku pati udhhequn 300 luftëtarë me qëllim me ngritë flamurin shqiptar në port të Durrësit, mandej me sulmua Tiranën dhe me bã të njëjëtën gjã. Por, ai dhe pasuesit e tij u patën tradhëtuom.

Organizimi i shtetit

Qeveria e Lezhës

Më 3 dhjetor 1912, 20 muaj pas shpalljes së autonomisë në Deçiq dhe 5 dit pas shpalljes së pavarsisë në Vlorë, Cokajt, sëbashku me katërdhjet pasues Lekë e Gegë, patën shpallun pavarsinë duke ngritun flamurin shqiptar në kështjellën e Lezhës.

Debati rreth Ded Cokut

Në mbrojtje të Toptanëve

Mustafa KrujaM. Kruja. Letratyra historike shqiptare i detyrohet P. Marin Sirdanit për studime shumë t’interesueshme qi ka botue mbi jetën e Skanderbegut me vëllimin e tij Skanderbegu mbas gojdhanash ...

Në mbrojtje të Cokajve

M. Sirdani. Në lidhní me vepren patriotike të zhvillueme prej këtyne burrave bienë në sý ndër tjerë edhe disa Toptanë, të cilët, te thuesh periherë me ta u çuen peshë kundra regjimit të Turqve të Rí.