--

TRIVIUMI
Kompozimi përfshin ndërtimin e argumenteve që mund të jenë të bazuome në dijet e autorit ose në tekste e grafikë të dhanun, analizën letrare a retorike të një teksti, vlersimin kritik, shkrimin e veprave letrare, etj.

Analiza letrare: Poezia

Në analizën letrare të poezisë, ashtu si në analizën letrare të prozës e dramës, shkruesit të esesë i kërkohet me identifikua, analizua, dhe interpretua përdorimin e figurave letrare prej autorit të pasazhit ose veprës.

Analiza letrare: Proza

Analiza letrare ndahet në dý kategorí, analizë proze dhe analizë poezie. Në të dyja, shkruesit të esesë i kërkohet me identifikua, analizua, dhe interpretua përdorimin e figurave letrare prej autorit të pasazhit ose veprës.

Analiza retorike: Teknikat Letrare

Analiza retorike i paraqet nxanësit një pasazh a vepër që mund të nxirret prej tekstesh moderne ose të lashta dhe që mund t’u përkasi zhanresh të ndryshëme. Njohunitë e nevojëshme me iu përgjigjë kësaj pyetieje përfshijnë njohjen e gramatikës, të kuptuomit e situatës retorike, dhe identifikimin e analizimin e strategjive e almiseve retorike të përdoruna prej autorit të tekstit. Arsyeja e këtij provimi âsht me tregua, kur të jetë nevoja, nxanësi jo vetëm që zotnon mjeshtrinë e manipulimit të gjuhës, por edhe ãsht i aftë me ruajt dekorin në rrethana të tendosuna. Por, me kuptua mjeshtrinë e manipulimit të gjuhës shkon parë me njohjen e audiencës, sepse gjuha manipulohet me qëllim me ndikua mbë një audiencë të caktuome. Për shembull, në qoftë se dëshiron me marrë pare uha, ndryshe flet me mikun, ndryshe me bankierin.

Permbledhja letrare

jala kyç këtu âsht 'përmbledhje', jo 'letrare'. Letrare vetëm tregon se çfarë natyre kanë gjanat (artikujt, veprat, etj) e mbledhuna. Këtu nuk flitet për vlersim letrar, por për përmbledhje botimesh, të cilat mund të jenë fiktive, jofiktive, faktike, hipothetike, ose kundrafaktike. Por, njëfarë kriteri kërkohet.

Në këtëte shkrim, kryesisht akademik, fjala ‘përmbledhje’ përkon mâ mirë me emënin ‘listë’ ose ‘inventar’. Por, bibliografía ose lista e referencave ãsht vetëm një pjesë e përmbledhjes letrare.

Vlersimi Kritik

Reçensioni i thjeshtë mund të jetë dhanje informacioni. Ndryshe prej këtij formati, në qendër të vlersimit kritik qëndrojnë gjykimi dhe vlersimi.

Vlersimi kritik mëton me arritë në një vlersim relativisht objektiv të veprës. Kjo sprovë ka elemente edhe të analizës edhe të argumentit. Ajo ndahet disa pjesë, të cilat lidhen me njëna-tjetrën me formua kumtin e plotë që autori përpiqet me përçua te lexuesi, dëgjuesi, a shikuesi - vlersimi kritik mund të bâhet rreth një vepre të shkruome, një ligjrate, ose një vepre pamore.

Duhet cekë se kjo sprovë nuk âsht analizë retorike, ku kritiku vlerson efektin e autorit mbë një dëgjuesí a lexuesí të caktuome.