--

TRIVIUMI

Logjika - Dasina e II e Triviumit

Kjo periodë përkon me moshën e adoleshentëve, fundit të shkollës së mesme ose fillimit të universitetit. Në këtë moshë, nxanësit formojnë idé, prandaj ata nxiten me polemizua me të tjerët në mënyrë që me mbrojtë bindjet e tyne. Ãsht e randësishëme që në këtë periodë studentët nxanë me u ngritë mbi emocionet e bindjet e njëanëshme. Prandaj, logjika febron proceset kognitive dhe analitike, ndërtimin e argumenteve të vlerta ose kogjente, dhe identifikimin e falsiteteve logjike. Qëllimi i logjikës, të cilën Aristoteli mund t'a quaj 'dialektikë' dhe të cilën ai e kontraston me retorikën, âsht dlirja e argumentit prej kontradiktave dhe arritja në bindje të pranueshme prej dy anëve kundërshtare; bindje kogjente ose të vlerta. Por, dialektika dhe argumenti formal (silogjizmi) janë të ndryshëme prej njëna-tjetrën.

- Retorika: Arti i bindjes
- Dialektika: Arti i argumentimit
- Silogjizmi: Argumenti formal

Silogjizmi

Silogjizmi ãsht aspekti themelor i logjikës, njënit prej trí ndamjeve të triviumit. Tipikisht, kjo dasinë nxehet pasqë studenti të ketë fitom njohuní të konsiderueshme në dasinën e parë të triviumit, gramatikën Pasqë studeti të ketë zotnua gramatikën dhe retorikën, ai kalon në dasinën e tretë të triviumit, retorikën

Dialektika

Historia e dialektikës, ashtu si ajo e retorikes, nisë qysh para Aristotelit. Të dyja mund të quhen arte. Por, ndërsa retorika ãsht arti i bindjes, Dialektika ãsht arti i argumentimit logjik. Ndërsa retorika mbetet e angluome në situatë (grc. kairos) dhe audiencë, dielektika përpiqet me gjetë të vërtetën, të pavarun si prej situatës si prej audiencës; dhe ndjenjave të dialektistit.

Diskursi

Fjala ‘diskurs’ vjen prej fjalës latine ‘discurrō’, e cila përbahet prej fjalëve dis- ‘veçmas, i ndamë (en. apart) + currō ‘me ngah, me vrapua (en. to run). Etimologjia e fjalës ‘dis’ lidhet edhe me rranjë Proto-Indoeuropjane si ‘keq’ dhe ‘dy’.

Sipas Jurgen Habermasit, një mendimtar leftist, diskursi ãsht i ndryshëm prej gjuhës dhe ligjratës së përditëshme sepse diskursi drejtohet kah arritja e pajtimit nëpërmjet arsyes, çka shihet qartazi se nuk përkon me etimologjinë e fjalës. Ai e vëren diskursin jo si komunikim me perfitua, shqua, a kuptua diçka, por si komunikim me arritë marrveshieje, çka nuk âsht as dialektikë as retorikë, dhe aq mâ pak mostër e angluome në argumentin formal.

Dy (ose trí) mënyrat e arsyetimit

Kryesisht, ká dý mënyra tradicionale arsyetimi: deduktimin (deduksionin) dhe induktimin (induksionin). E para nisë me një idé, pastaj kërkon evidencë. Ndërsa e dyta nisë me evidence dhe pastaj kërkon parimin. Një mënyrë e tretë ãsht abduktimi (abduksioni), e cila bazohet në pranimin e shpjegimit mã të mirë të mundëshëm.

Falsiteti ose gabimi logjik

Gabim logjik quhet një argument që mund të hidhet poshtë nëpërmjet arsyetimit. Çashtja e këtij lloj gaibmi ãsht se ai mund të mos kuptohet as prej atij që e dobison atë. Por, gabimi logjik ãsht i ndryshëm prej pikpamjes subjektive dhe prej rrenës.

Çka ãsht inferenca?

Çdo argument duhet të ketë një a mã shum premisa dhe një përfundim që pason logjikisht prej tyne. Lidhja logjike në mes të premisës ose premisave dhe përfundimit quhet inferencë. Inferenca e shtyn përsonin me e pranua përfundimin si të logjikëshëm. Megjithatë, pyetja ãsht: mbë çfarë bazash pranohet inferenca si logjike.

Përbamja dhe shtrimja

Te dý emënimet, ‘Ylli i Mbramjes’ dhe ‘Ylli i Mengjezit’ i referohen të njëjëtit planet, Venusit; përbamjes së brendëshme të këtij planeti. Por, për njeriun e lashtë, ky planet kishte dý funksione: në mbramje ai tregonte se po errej, kurse në mëngjez ai tregonte se po zdritej.

Glosari

Fjala -- Përshkrimi
APODEIXIS -- provë; demonstrim
EIKOS -- ka gjasë (en. is probable)
ENDOXA -- opinione të pranuome / besime popullore
ENTHYMÊMA -- enthemimë; argument i cunguom
EPAGÔGÊ -- induksion; arsyetim induktiv
ÊTHOS -- karakter
GNÔMÊ (ΓΝΏΜΗ) -- fjalë e urtë, aforizëm, maxim
KRISIS -- gjykim
LEXIS -- stil
LOGOS -- argument, etj.
PARADEIGMA -- shembull, gjedhe, egzemplar
PATHÊ -- emocione
PHRONÊSIS -- dije praktike (en. practical intelligence)
PISTIS -- mënyra bindieje (prova, argumente, arsyetime, besime, bindje, detyrime, etj)
PROTASIS -- premisë
SÊMEION -- shenjë
SULLOGISMOS -- deduksion; arsyetim deduktiv
TECHNÊ -- art
TOPOS -- vend