--

TRIVIUMI

Studimet Letrare

Tekstet fiktive mund të dallohen prej teksteve jo-fiktive në shum mënura, p.sh., tregimit letrar i mungon aspekti pragmatik, kurse tregimi jo-fiktiv nuk ká vlerë pa pragmatizëm; letërsia e pranon ose edhe e grishë paqartsinë, kurse tekstet pragmatike mëtojnë me qenë sa mã të qarta.

Protonizmi

Protonizmi përshkruan një qasje kritike ndaj letërsisë dhe degëve të tjera të shkencave humane në lidhje me fushat e fizikës, kimisë dhe matematikës. Emri rrjedh nga protoni, grimca e ngarkuar pozitivisht që gjendet në bërthamën e atomit së bashku me elektronin e ngarkuar negativisht dhe neutronin neutral. Për analogji, kritiku Protonist kërkon dhe thekson vetëm elementët e ngarkuar pozitivisht të çfarëdo lënde relevante që studiohet. Duke përdorur vijën numerike matematikore si një analogji tjetër, mund të themi se Protonizmi ka të bëjë me vlerat në të djathtë të zeros.

Botime në rrjetë

Në këtë lidhje, në veprat e mbi 150 akademikëve e studjuesve të ndryshëm hetohen aspekte të ndryshëme të gjuhës, letersisë, ligjit, dokeve, dhe historisë së popullit shqiptar.

Letërsia dhe skematizmi

S’pari duhet me përskajua çka domethanë letërsí.

1. Fiktivizmi (tregimsia) ãsht një aspekt i letërsisë. Për shembull, Eposi i Trimave nuk ka për qellim me përshkrua Lugjet e Blera (verdha), por me kallzua një tregim ku qiten në pah idé e nocione të ndryshëme, karakterizime specifike, e të tjera.

2. Gjuha e letërsisë ãsht specifike. Shum kangë të Eposit të Trimave nisin me ‘... s’jem kenë e zoti na ka dhanë’. Kjo ãsht gjuhë specifike e krijimtarisë letrare; e papërshtatëshme për modat diskursive të argumentit, informacionit, e përshkrimit.

3. Tregimit letrar i mungon aspekti pragmatik. Një tekst pragmatik, krejt i ndryshëm prej letersisë mund të përpiqet me i kallzua dëgjuesit si si me gatua kaçamak me kërtolla e tëlyen. Kështu, ai do të niste, 1) merr kaq miell e kaq ujë

4. Letërsia pranon paqartsinë (ambiguitetin). Në Muji e Bani Zadrili mësohet se ky i fundit kishte pasun tré gjarpëna në bark. Simbolikisht, secili gjarpën përfaqson Orën. Kështu, ai kishte pasun trí orë. Prandaj ai ishte aq i fortë saqë Muji nuk do të mund ta vriste pa u ndihmuom prej Orës

Ndersa studimet dhe kerkimet perpiqen me qite ne lirishtë Përkrah polemikës rreth lemisë (natyrës) së letërsisë, teorisë letrare, studimeve letrare, dhe kritikës letrare, një aspekt tjetër ka nisun me dalë nëkëtë fushë - natyra a vetë argumentit letrar.

Studimet letrare njihen edhe si kritika letrare. Ato mund të përfshihen edhe brenda kritikës së artit. Por, ato duhen dallua prej recensioneve dhe kritikës.

1. Reçensionet (en. review). Këto shkrime ose video-klipe lidhen kryesisht me tregtimin e veprave letrare. Detyra e tyne ãsht me njohtua lexuesin e thjeshtë me një vepër të ré. Shpesh, ky prezantim në mes të lexuesit dhe veprës bãhet nëpërmjet krahasimesh me vepra të njohuna prej publikut. Gjuha e reçensorëve anon qartazi ka pathosi; përshkrimet emocionale.

2. Kritika. Tipikisht, kritika letrare i febron veprat brenda një platforme politike, ideologjike, fetare, e të tjera. Për shembull, kritiku mund t’a studjojë një vepër letrare brenda përspektivës së arktipeve të psikologut Karl Jung, , Kritikës së Ré (Tate, Warren, Ransom, Brooks, etj), ose një përspektive tjetër.

Kur autori përqafon këtë përspektivë, atij ose asaj i duhet me zbatua kërkimet e përspektivës. Për shembull, në kritikën jungiane, kritikut i duhet me identifikua arktipet. Kurse në kritikën e ré, autorit i duhet me identifikua aspekte si: fallsiteti i qëllimëshëm, fallsiteti afektiv, herezia e parafrazës, dhe paqartësia.

3. Teoria.Studimet letrare të një niveli mã të naltë mund të merren me teoritë e përgjithëshme të prodhimit te veprave, tregtimit të tyne, dhe influencës së tyne mbë lexuesit dhe, indirektisht, mbarë publikun.

Tipikisht, kritika letrare merret me një vepër të veçantë, por mund të krahasojë edhe vepra të ndryshëme. Subjekti një vepre kritike mund të jenë edhe veprat e një autori specifik. Në anën tjetër, teoria letrare, ose studimet letrare, përfshin të gjitha aspektet e mundëshme të prodhimit të veprave - duke nisë me materialin a mënyrën nëpërmjet të cilës përçohet vepra letrare, p.sh., në shtyp apo elektronikisht, te konsumuesi. Studjohen financuesit e veprave letrare, censorimi i këtyne veprave, arsyet përse njerezit tregojnë dhe konsumojnë kallzime.

Përkufizimi i narrativet

Me kuptua narrativin duhet me dallua ngjamjen ose ndodhinë prej fakteve a veprimeve. Mund të jetë fakt se një njerí shtrihet i vdekun në një dhomë. Veprimi i një përsoni, p.sh., hedhja padashje e një almisi elektrik në banjo ndërsa një përson po lahej, âsht veprim, por jo narrativ (tregim). Secili prej këtyne veprimeve mund të përshkruhet (en. description), mund të jepet si informacion (en. exposition), mund të jetë pjesë e një argumenti në një gjyq, ose edhe mund të tregohet në lirikat e një kange a poezie. Por, narrativi âsht diçka krejt tjetër.

Megjithse këto veprime a fakte nuk mund të përkufizohen si narrative, ato të gjitha janë pjesë e narrativit, veçsisht hedhja e një almisi elektrik në banjo ndërsa dikush po lahej, mund të quhet edhe veprim edhe narrativ. Mund të quhet veprim prej kandvështrimit të vepruesit, i cili, b.f., gjykohej në gjyq, por, prej kandvështrimit të tregimtarit, ajo mund të merret si ngjarje që përban një tregim sepse kjo ngjarje mund të lidhet me motivet e vepruesit.

Shkollarë të ndryshëm e përkufizojnë narrativin në mënyra të ndryshëme, disa kërkojnë që ngjarjet të bazohen në shkak e pasojë, çka kërkon mâ shum se një ngjarje, disa të tjerë mund të kërkojnë dy a mâ shum ngjarje, etj. Por, në një tregim kërkohen dy aspekte kryesore, një përson (përsonazhi) dhe një temë që bartet prej përsonazhit ose që zhvillohet prej ngjarjeve që autori zgjedhë me kallzua tregimin.

Kur përsonazhi përjeton ndjenja ose mendime, atbotë mund të thohet se ngjarja i përket narrativit. Për shembull, ndërsa një përson i vdekun në një dhomë mund të jetë një fakt, dhe një përson pas derës së kësaj dhome mund të jetë një fakt tjetër i palidhun me të parin, po të thona se 'Përsoni që qëndronte pranë derës nuk guxonte me e hapë atë sepse besonte se në dhomë do të gjente një të vdekun', këtu flitet për një ngjarje të lidhun prej shkakut e pasojës - i vdekuni frikson të gjallin. Por, duke e vërejtë këtë ngjarje jo prej shkakut e pasojës (komplotit, skematikës, etj), prej zhvillimit të përsonazhit (letërsisë), mund të tregohet për forcën misterioze të vdekjes.

Ndryshimi âsht ky: veprimet mund të jenë të veçuome, dhe si rezultat nuk përbajnë narrativ (tregim), kuse ngjarjet mund të vërehen si të komplikuome sepse në to merr pjesë një qenje me ndjenja, vetdije, e arsyetim. Por, kur kemi parasysh këta përbâsë të narrativit, atbotë flasim për diçka mâ shum se një ngjarje - një situatë; veçsisht një situatë që përmban konflikt (komploti, skematizmi), ose një mundësí me zhvillua, ose me zdritë, botën e brendëshme të një përsonazhi.