--

TRIVIUMI

Gramatika - Dasina e I e Triviumit

Kjo dasinë përkon me fazën e parë të nxanjes, e cila, tipikisht, nxêhet para klasave të nâlta të shkollës së mesëme. Në këtë fazë, nxanësi mëson me emnua botën dhe bamat që ai ose ajo shquan nëpërmjet shqisave. Kjo nxãnje âsht themeli i të mësuomit; ata që nuk e zotnojnë mirë gramatikën, kanë probleme me kompetencën gjuhsore e diskursive në fazat tjera të nxãnjes. Në një nivel mâ të thellë, në këtë fazë nxanësit mësojnë se qenja âsht e pavarun prej botës, se ajo nuk mund të egzistojë në dy vende njëheresh, dhe se ajo nuk mund edhe të jetë edhe të mos jetë (shih von Leibniz). Me pasë sukses në këtë dasinë, në të cilën anglohen (G) dy dasinat tjera — logjika dhe retorika — kërkohet që fëmijës t'i mësohet standardi i bashksisë të cilës ai i përket. Në kontekstin shqiptar, fëmija duhet të mësojë ose standardin '72 ose standardin '64; por patjetër që duhet të mësojë njënin prej tyne. Lekët (Rugovë, Plavë, Gucí, Vuthaj, Mbishkodër, Nënshkodër, etj.), duhet t'u mësojnë fëmijëve të tyne Standardin '72, por duke i shtua këtij standardi paskajoren (me shkrua, me luajt, etj.).

Fonetika & Fonologjia

Tipikisht, fonetika studjon prodhimin e tingujve, ndërsa fonologjia studjon sistemin tingullor të një dialekti, standardi zyrtar, a norme letrare.

Shtegu i Zanit

Shtegu i Zanit Shtegu i zanit âsht aparati që prodhon tingujt e gjuhës. Mënyrat e prodhimit të tingujve dhe vendi ku ata prodhohen studjohet prej fonetikës.

Zanoret e hundorsuome

Zanoret e Hundorsuome Hundorsimi ka prekun fjalë burimore si, me bã; huazime greke si, pëllambë; dhe huazime latine si, ranë, por jo sllavizmat, bizantizmat, italianizmat, dhe otomanizmat..

Rotacizimi

Një shumicë gjuhësh indoevropjane, si greqishtja, latinishtja, gjermanishtja e lashtë, rumunishtja, dhe shqipja, janë prekun prej rotacizimit. Në varsi prej gjuhës së prekun, tingujt që janë zevendsuom prej tigullit ‘r’ përfshijnë ‘s, z, m, n, l’.

Alfabeti

Ky alfabet ndryshon prej atij të Sandardit '72, i cili ká 36 shkronja. Këtu janë shtuom tingulli /ng/ i Shqipnisë së Mesme dhe zanoret hundore.

Nyjtimi shqip-anglisht

Nyjtimi shqip-anglisht Tabela majtas tregon vetëm përafërsime në mes të tingujve të shqipes dhe atyne të anglishtes së Amerikës.
Edhepse germat 'q' dhe 'gj' shkruhen një lloj në të gjitha dialektet e shqipes, ata nyjtohen në mënyra të ndryshëme.

Transkriptimi fonetik

IPA ka botuom shenja grafike që përfaqsojnë shumicën e tingujve që prodhon aparati njerzor i zanit.

Alfabetet e Shkrimtarëve të Parë

Alfabetet e gjuhes shqipe - prej Buzukut te Manastiri Në këtë tabelë jepen shkronjat e përdoruna prej shkrimtarëve të gjuhës shqipe, duke nisë me Buzukun e duke mbarua me Kongresin e Manastirit. Kjo tabelë gjindet edhe në veprën etimologjike të Franz Miklosiqit.

Morfologjia & Sintaksa

Morfologjia studjon formën e fjalëve, ndërsá sintaksa studjon formën e shprehjeve dhe fjalive.

Pjesët e ligjratës

Ndryshimi kryesor në mes të këtij teksti dhe standardit '72 gjindet në ndamjen e fjalëve përcaktuese në një kategorí të veçantë.

Paskajorja dhe format tjera të pashtjellueshme

Paskajorja ãsht një trajtë foljore që, prej pikpamjes morfologjike funksionon si verbale, emën, mbiemën, ose ndajfolje, kurse prej pikpamjes sintaksore, funksionon si kryefjalë, komplement, ose kundrinë e drejtë. Një shikim mâ i thellë, dhe pak kontroversial, tregon se paskajorja mund të marri edhe kryefjalë.