--

TRIVIUMI
Prejardhja e gjuhës shqipe

Familja gjuhsore

Gjuha shqipe i përket familjes Indo-Europjane. Ajo nuk ka lidhje amsore as me pellazgjishten, as me turkishten, as me arabishten, as me etruskishten, as me hebraishten , as me egjyptishten; këto gjuhë nuk janë pjesë e familjes IE. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që grekët e lashtë patën huazuom fjalë prej pellazgjishtes dhe mandej ua patën dhanë ato gjuhëve të tjera. Por, prejse pellazgjishtja, para se me u shua, nuk pati lanë dëshmí në të shkruom, me pretendua se njeh fjalë pellazge ãsht me lashtua (G).

Arsyetimi

Disa albanologë argumentojnë se shqipja nuk mund të vijë prej ilirishtes sepse përndryshe ajo do të ruante fjalë rreth profesionit të detarisë, krijesave që jetojnë në detë, dhe bimsisë bregdetare. Por ky argument nuk tingëllon i shëndoshë sepse fiset ilire mund të jetonin edhe në bregdet dhe në zona malore. Prandaj, nuk dihet se prej cilit fis vinë shqiptarët; në qoftë se kjo linjë trashëgimie âsht e vërtetë.

Mendohet se ilirët u patën shuom -- me gjasë duke përvetsua fenë, fjalorin, gjuhën, dhe traditat e pushtuesit. Por, kjo shuomje mund të kishte përfshimë vetëm fiset bregdetare; fiset malore ilire mund të kenë mbijetuom; domethanë, mund të kishin refuzuom romanizimin. Ky koncept âsht i ngjashëm me pushtimin otoman, pas të cilit shumica e shqiptarëve patën përvetsuom ligjin e sheriatit, u patën islamizuom, dhe patën përvetsuom kulturën materiale e shpirtnore otomane, p.sh., arkitekturën (shtëpiat, shitoret, rrugët, etj.) dhe muzikën (çiftelí, shargí, ahëng, tallava).

Përspjektazi më këta shqiptarë, të cilët Bajram Curri i quante 'halia', qëndronin shqiptarët e malsive (Labët, Gegët e Veriut dhe Lindjes, Lekët), të cilët patën ruajtun doket, zakonet, ligjin, dhe, përkrah féve të sjelluna në Shqiptarí prej latinëve, bizantinëve, dhe otomanëve, ata patën ruajtun edhe Arbanizmin - partnerizmin e lashtë të shqiptarëve me qenjet e tyne divine.

Dëshmitë e lidhjes Iliro-Shqipe

Dëshmitë e ilirishtes, thrakishtes, ose një gjuhë të përzieme iliro-thrakishte gjinden në emëna njerëzish e vendesh, por ato nuk janë të mjaftueshme me kuptua se çfarë gjuhe flitnin banorët e Ballkanit të asaj kohe. Për këtë arsye, gjuhët e tyne nuk mund të krahasohen me gjuhët tjera, p.sh., shqipen. Kështu, mbetet e pamundun edhe me e pohua edhe me e mohua se shqipja ka lidhje amsore me ilirishten e thrakishten. Prandaj, të gjitha pretendimiet rreth prejardhjes së gjuhës shqipe para se ajo të dëshmohej si e folun (~1332) apo e shkruome, janë spekulime. Nuk do të thotë se spekulimet nuk mund të vërtetohen një ditë, por deri sot ajo ditë nuk ka ardhun.

Me ilirët e thrakët, shqiptarët kanë lidhje gjeografike -- ata jetojmë aty ku iliro-thrakët patën jetuom para 2000 vjetësh. Prejse nuk ka prova, nuk ãsht e mundun as me e mohua as me e pohua se shqiptarët kanë lidhje gjenetike me ilirët, thrakët, ose iliro-thrake. Megjithatë, në qoftë se fryma ilire ka mbetun ndokund në botë, ajo duhet kërkuom ndër shqiptarë. Po ashtu, nëse fryma Labeate egziston, ajo duhet kërkuom ndër Lekë.

Lidhja e fjalëve shqipe me fjalët e gjuhëve IE

Shqipja ka lidhje amsore me sanskritishten, persishten, ilirishen, thrakishen, greqishen, gjermanishten, latinishten, keltishten, e të tjera. Huazimet prej këtyne gjuhëve i përshtaten gjuhës shqipe sepse rreth 4-6 mijë vjet mã parë ato ishin dialekte të amës së gjuhës sonë. Këto huazime edhe mund t’u ngjajnë fjalëve shqipe. Për shembull, emëni i fisit grek të ‘Dorianëve’ tingëllon si fjala shqipe ‘dorë’; por edhe si fjala keltike ‘druid’ (të squetit e drunishtës). Fjalët ‘dorian, dorë, druid’ mund të jenë kognate; ose jo. Megjithatë, ngjasia në tingëllimë nuk u jep të drejtë as shqiptarëve as irlandezëve me pretendua se fisi i Dorianëve kishte prejardhje, përkatsisht, shqiptare ose ilire.

Krahasimi i tingujve të shqipes me tingujt e anglishtes

Fakte Interesante

Në shekullin e 19të, disa gjuhtarë europjanë patën hedhun idenë se Sanskritishtja ishte ãma a kyçi i gjuhës Indo-Europjane. Kjo idé zgjati shum pak kohë sepse shum shpejt u kuptua se ajo ishte e gabuome. Megjithatë, edhe sot ka indianë që e besojnë atë.

150 mã vonë disa shqiptarë kanë hedhun të njëjëtën idé rreth shqipes.

Folja 'shëllye' në MM

Sipas shum shkollarësh që kanë studjuom gjuhën shqipe, një fakt interesant ishte humbja e tingullit /s/ në shqipen e para dý mijë vjetëve. Kjo vërtetohet prej huazimeve greko-romake, të cilat në gjuhën burimore delnin me /s/, kurse në shqip ato dalin me /sh/. Nuk âsht e qartë kur e fitoi gjuha shqipe tingullin /s/, por mund të argumentohet se folja ‘shpjegua’ âsht mâ e lashtë se folja ‘spjegua’. Vjetërsia e "s > sh" tregohet edhe në leknisht në përdorimin e foljes ‘shëllye’, p.sh, Lula shëllen në Norën (Lula i ngjet Norës). Këtu, folja ‘shëllye’ nuk lidhet me fjalën ‘vërshëllye’, por me fjalën e lashtë latine ‘resemble’. Në tosknisht, ose standard, kjo fjalë del ‘shëmbëllye’. Prej ndërrimit shëmbëllye > shëllye, kuptojmë se kjo fjalë âsht shum e lashtë.