--

TRIVIUMI
Mënyrat e arsyetimit

Kryesisht, ká dý mënyra tradicionale arsyetimi: deduktimin (deduksionin) dhe induktimin (induksionin). E para nisë me një idé, pastaj kërkon evidencë. Ndërsa e dyta nisë me evidence dhe pastaj kërkon parimin. Një mënyrë e tretë ãsht abduktimi (abduksioni), e cila bazohet në pranimin e shpjegimit mã të mirë të mundëshëm.

Arsyetimi Deduktiv

Induksioni (arsyetimi induktiv) bazohet në premisa që pranohen si të vërteta. Në qoftë se fjala frymmarrës përkufizohet si një lloj kafshe, ãsht e mundëshme me argumentua se edhe lepuri edhe njeriu janë kafshë. Në logjikë, kuptimi i arsyetimit deduktiv ãsht ‘inferenca’, ku përfundimi logjik pason nevojsisht prej premisave.

Për shembull, në qoftë se premisa universale thotë se një qenje frymmarrëse ãsht gjallë perderisa ajo të marri frymë, një qenje e tillë që merr fryme, edhepse e pavetdijëshme, ãsht gjallë.

Procesi i deduktimit mbështetet në të vërteta që janë nevojsisht të tilla. Për shembull, në qoftë se vëren disa njerëz në një dhomë që po dridhen dhe janë zverdhun në fëtyrë, mund të argumentosh se dhoma ãsht e ftohtë, ose se ata janë të sëmurë, ose diçka tjerët.

Përfundimet e arrituna prej arsyetimit deduktiv nuk mund të jenë errtare kur premisat janë të vërteta sepse përfundimet bazohet vetëm në informacionin e dhashun (e dhanë) prej premisave. Përmbajtja e asaj që thohet në premisat e argumenteve deduktive mund të jetë e vlertë ose e pavlertë; e vërtetë ose fallso. Premisat e vlerta çojnë në përfundime të vlerta; dhe e kundërta.

Arsyetimi Induktiv

Tipikisht, përfundimet induktive nxirren prej përvojës dhe asaj që dihet. Kjo mënyrë arsyetimi lidhet me popullaritetin, me pëlqimin e shumicës, me mostrat e sjelljes, dhe me atë që dihet ose që pranohet si e vërtetë.

Induksioni i referohet specifikisht mostrës së vërejtun prej herjesh të veçanta; arsyetimi bazonet në atë që dëshmohet në realitet. Shpesh, vrojtimet lidhen me statistikat. Për shembull, në qoftë se jeni në plazh dhe vëreni se shum pak njerëz po notojnë, mund të arrini në përfundim se uji ãsht relativisht i ftohtë. Prej vrojtimit të këtij shembulli të vogël njerëzish, mund të nxirrni përfundimin universal se, qenjet me gjak te nxehtë nuk dëshirojnë me hý në ujë të ftohtë.

Ndërsa përfundimet e nxjerruna prej arsyetimit deduktiv (deduksionit, ose deduktimit) janë nevojsisht të vërteta, përfundimet e nxjerruna prej arsyetimit induktiv (induksionit) janë vetëm të ngjashëme (en. probable). Në logjikë, arsyetimi induktiv i referohet “nxjerrjes së një përfundimi të përgjithësuom prej herjesh të veçanta ose të kufizuome”. Për shembull, në qoftë se 80% e njerëzve zgjedhin molla në vend të dardhava, vrojtuesi mund të argumentojë se mollat janë mã të mira se dardhat.

Përfundimet e arrituna prej arsyetimit induktiv mund të perfshijë edhe informacion që nuk jepet prej premisave, prandaj përfundimet e këtij lloj arsyetimi mund të jenë errtare. Premisat e argumenteve induktive mund të ndahen në të forta ose të dobëta. Të fortat çojnë në përfundime kogjente. Kur argumenti përmban premisa të dobëta ose të pavërteta, përfundimi i argumentit induktiv quhet jo-kogjent.

Kështu:
argumenti induktiv: kogjent, jokogjent (en. cogent, uncogent)
argument deduktiv: i vlertë, i pavlertë (en. valid, invalid)

Arsyetimi Abduktiv

Ky ãsht lloji i tretë i mënyrës së arsyetimit. Ai ãsht një sollogjizëm ku premisa kryesore (en. major premisa) ãsht e vërtetë, por premisa e vogël (en. minor premisa) ãsht e vërtetë, dhe prandaj përfundimi ka vetëm gjasë me qenë i vërtetë. Ky lloj argumenti, ku përfudnimi nxirret prej informacionit te dhanun në premisën e madhe, çon drejt shpjegimit mã të arsyeshëm; por gjithmonë duke pasë parasysh se informacioni mbi të cilin formohet përfundimi mbetet i paplotë.

Për shembull, kur ktheheni në shtëpí vëreni se paneli i dritares ãsht i thyem, çka mund të ketë ndodhun për arsye të ndryshëme. Por, prej mungesës së informacionit, ju argumentoni se dikush e paska qëlluom qelqin me gurë. Duke qenë se informacioni që keni ãsht i cunguom, ky ãsht shpjegimi mã i mirë që ju mund të jepni për atë kohë.

Disa pika kryesore:

Shembuj

Deduksioni:
1. Të gjith njerëzit janë vdektarë.
2. Sokrati ãsht njerí.
3. ∴, Sokrati ãsht vdektar.

Induksioni:
3. Sokrati ãsht vdektar.
2. Sokrati ãsht njerí.
1. ∴, të gjith njerëzit janë vdektarë.

Abduksioni:
1. Të gjith njerëzit janë vdektarë.
3. Sokrati ãsht vdektar.
2. ∴, Sokrati ãsht njerí.