--

TRIVIUMI
Falsiteti ose gabimi logjik

Gabim logjik quhet një argument që mund të hidhet poshtë nëpërmjet arsyetimit. Çashtja e këtij lloj gaibmi ãsht se ai mund të mos kuptohet as prej atij që e dobison atë. Por, gabimi logjik ãsht i ndryshëm prej pikpamjes subjektive dhe prej rrenës.

Problemi tjetër me këto falsitete ãsht se njerëzit me përvojë në logjikë mund t’i përdorin ato me mashtrua audiencën. Kjo arrihet duke përdorë gjuhë të paqartë dhe të pavërtetë (Aristoteli).

Tipikisht, gabimet logjike lidhen kryesisht me retorikën a mënyrat tjera bindëse që përdoren, kryesisht, në video në rrjetin shoqnor, në blogje, në artikuj gazetash e revistash, në programet televizive, në fjalime politike, ne ligjrata para jurisë gjatë gjykimit të një përsoni, dhe veçsisht para ushtarëve që pergatiten me sulmua të ashtuquajtunin anmik.

Politika ãsht fusha e gabimeve të vetdijëshme e të qëllimëshme logjike, të cilat përdoren me lëkundë opinionin e votuesve.

Në shkrimet akademike e profesionale mëtohet me iu shmangë gabimeve logjike çka nënkupton mosmarrjen parasysh të retorikës, ku përfshihen situata (grc. kairos), ndjenjat dhe pasionet e audiencës, si edhe ndjenjat e vetë autorit. Në këto shkrime mëtohet me gjetë të vërtetën. Prejse mendimtari akademik nuk shqyrton, dhe nuk përkëdhelë, ndjenjat e audiencës, ai bãhet shpesh shenjestra e atyne të cilëve pasionet ua errsojnë arsyen Megjithatë, edhe shkrimtarit akademik i duhet me i qëndrua besnikë një platforme politike, ideologjike, a shkencore.

1. Apeli te injoranca (appeal to ignorance): Argumentuesi thotë se ‘x ãsht e vërtetë sepse nuk ãsht vërtetuom e rreme’, ose ‘x ãsht rrenë sepse nuk ãsht vërtetuom e vërtetë’, p.sh.,
- Ka Shtojzovalle sepse deri sot nuk ãsht vërtetuom se ato nuk egzistojë; ose
- Nuk ka Shtojzovalle sepse deri sot nuk ãsht vërtetuom se ato egzistojnë.

2. Apel te keqardhja (appeal to pity). Kur argumentuesi përpiqet me fitua mbështetje për një argument ose idé duke shfrytzua ndjenjat e keqardhjes a fajsisë së kundërshtarit, p.sh.,
- Pagesa ãsht e vogël; un punova jashtzakonisht shum dhe me kujdes të madh.

3. Apeli te autoriteti: (apeal to authority): Këtu argumentuesi aserton se e vërteta e tij mbështetet në një faqe në rrjetë ose në një figurë organizatë "autoritare", p.sh.,
- Ky ãsht libri mã i mirë i vitit; e dëgjova recensionin e tij në një video në rrjetin shoqnor.

Me autoritet nënkkuptohet specializimi, përvoja, dhe përjetimi i diçkaje. Aristoteli e quan këtë ethos. Fakti se dikush ãsht popullor, nuk e bãn atë specialist në të gjitha fushat.

4. Argumenti qarkues (Circular argument): Këtu argumentuesi aserton premisën si përfundim, p.sh.,
- Frutat e papjekuna nuk duhen hangër sepse ato janë të papjekuna.

Pyetja që lypë përgjigje në këtë lloj aserte ãsht: Çka janë frutat e papjekuna?

5. Dilema e rreme (false dilemma): Ky falsitet kryhet kur argumentuesi aserton se problemi ka vetëm dý zgjidhje, tipikisht dý zgjidhjet ekstreme. Këtu, argumentuesi nuk vëren zgjidhjet e mundëshme në mes të ekstremeve, p.sh.,
- Në qoftë se nuk votoni për mua, vendi do të shkatërrohet.

6. Dordoleci (straw man): Këtu argumentuesi nuk i drejtohet argumentit të vërtetë të kundërshtarit, por një argumenti që, qëllimisht tjetërsohet e smadhohet në ekstrem (hipërbolizohet), p.sh.,
- Duhet të shtojmë numërin e policëve sepse i gjith qyteti ãsht mbyllun brenda prej friket.

7. Dykputimsia (equivocation): Kështu quhet falsiteti kur një fjalë përdoret me dý kuptime; njëna në një pjesë të argumentit dhe tjetra në një pjesë tjetër të argumentit, p.sh.,
- Liria e fjalës i garantohet secilit, prandaj jam i lirë të fyej kë të dua.

8. Falsiteti ‘edhe ti’ (appeal to hypocrisy; lat. tu quoque ‘edhe ti’): Këtu argumentuesi përpiqet me përgenjeshtrua pozitën e kundërshtarit duke sulmua sjelljen ose veprimet e tij, p.sh.,
A. Ajo që ti thé, ishte rrenë.
B. Edhe ti rren mjaft shpesh.

9. Falsiteti i popullaritetit (bandwagon fallacy): Këtu argumentohet se diçka ãsht e vërtetë, e drejtë, pdr e moralëshme sepse ajo aprovohet prej shum njerëzish, p.sh.,
- Studjo vetëm javën e fundit; kështu bãjnë të gjithë nxanësit.

10. Falsiteti i shkakut (causal fallacy): Jam i sigurtë se UFOtë e vranë fqinjin tim sepse me vete kishte pasun librin,
- Si t’u shpëtojmë UFOve.

11. Falsiteti i shpenzimit (Sunk cost fallacy): Kështu quhet gabimi logjik kur përsoni heziton me heqë dorë prej një veprimi a sjellieje sepse ai ka investuom ose shpenzuom kohë në të, p.sh.,
- I blemë këto ushqime, prandaj duhet t’i hamë.

12. Harenga e kuqe (red herring): Kështu quhet përpjekja e argumentuesit që mëton me iu shmangë debatit duke e zhvendosë fokusin e polemikës drejt një subjekti të parandësishëm, p.sh.,
- Ulja e taksave ãsht e randesishëme, por le të flasim rreth hekrudhës së ré.

13. Ndaj njeriut (Ad hominem): Kur argumentuesi përpiqet me e zhvlersua pozicionin e kundërshtarit duke i sulmua atij karakterin ose duke sjellë në fokus fakte a ngjarje jo të favorëshme që lidhen me kundërshtarin. p.sh.,
- Ai vetë ká një sëmundje kronike, prandaj ai nuk mund të jetë foshkues (G.) i mirë.

14. Paradoksi i rrencit (Liar’s paradox):
- Un jam i Lekë.
- Të gjith Lekët rrẽjnë.

Në këtë gabim logjik, nuk mund të më besosh mua sepse un jam i Lekë, dmth, edhe un rrêj. Po më besove mua, atherë duhet të besosh se Lekët janë rrenca, çka të sejllë te problemi se un po rrẽj.

Ky argument ãsht logjik:

1. Të gjith Lekët rrejnë!
2. Un jam i lekë!
3. Prandaj, un rrej.

- Nuk mund të më besosh sepse un sapo t’a provova se un rrêj.

Ky argument ãsht fallso:

1. Të gjith Lekët rrejnë!
2. Un jam i lekë!
3. Prandaj, un nuk rrej.
- Nuk mund të më besosh mua sepse perfundimi i këtij argumenti nuk bazohet në premisat e argumentit, prandaj ai ãsht argument fallso.

15. Përgjithësimi i nxituom (hasty generalization): Përgjithsimi quhet i nxituom kur argumentuesi merr para sysh vetëm një pjesë të evidencës, p.sh,
- Hera e dytë që ha kumbulla dhe më dhemb kryet; kumbullat më shkaktojnë dhimbje krejet.

Në fakt, duhet me thanë ‘dhimbje koke’ sepse ‘koka’ ãsht organi a pjesa e trupit, ndërsa ‘kryet’ ãsht vendosja fizike a figurative e diçkaje. Krahaso, ‘në krye të rrugës, në fund të rrugës’; E qëlloi në kokë; e qëlloi në kambë.

16. Pjerrësia e rrëshqitshme (slippery slope): Pa u mbështetë në arsye a evidencë, argumentuesi aserton se po pranove një ngjarje të caktuome, një serí ngjarjesh të tjera do të pasojnë pas saj, p. sh.
- Marijuana nuk duhet të legalizohet sepse njerëzit do të mësohen në droga dhe kështu të gjithë do të përfundojnë në kokainë.

Disa pika kryesore: