--

TRIVIUMI
Enthemima: argumenti joformal

Fjala ‘enthemimë’ vjen prej greqishtes ἐνθύμημα enthýmēma - një argument me një premisë të nënkuptuome prej folësit, por mundet edhe prej audiencës. Prejse enthemima lidhet ngushtazi me situatën (grc. kairos) dhe me audiencën, ajo ndryshon prej dialektikës dhe silogjizmit, të cilët kërkojnë me provua të vërtetën pa u varë as prej audiencës as prej situatës.

Enthemima formale: Një argument me dý aserta që përdoret me provua një të vërtetë. Kjo enthemimë ãsht prova e retorikës. Në këtë aspekt, retorika i ngjan dialektikës.

Enthemima retorike: argument joformal i bazuom në gjasë (en. probability).

Krahasimi i enthemimës me sillogjizmin

Silogjizmit që ká trí aserta ose propozime: Premisën e Madhe (PM), Premisën e Vogël (PV) dhe Përfundimin (P); Enthemima ka dý sosh. Tipikisht, retori cakon që audienca t’a japi asertën që mungon.

Cilado prej asertave mund të mungojë. Por, mungesa e përfudnimit ãsht mã e rrallë.

1. Mungesa e premisës së madhe

Sollogjizëm:
(PM) Atyne që janë të pabesë nuk u besohet.
(PV) Ky përson ãsht i pabesë.
(P) Prandaj, këtij përsoni nuk i besohet.

Enthemimë:
(PM) -
(PV) Ky përson ãsht i pabesë.
(P) Prandaj, këtij përsoni nuk i besohet.
Ose: Këtij personi nuk i besohet sepse ai ãsht i pabesë.

Në këte argument mungon premisa e madhe. Autori mendon se ai dhe audienca pajtohen se: të pabesëve nuk u besohet. Prandaj, nuk ãsht nevoja me e shprehë atë që dihet. Por, përfundimi ka vetëm peshë gjase (en. probability). Nuk dihet me sigurí nëse në një herje të caktuome mund ose nuk mund t’i besohet një përsoni të pabesë.

2. Mungesa e premisës së vogël

Sollogjizëm:
(PM) Të gjitha qenjet me flatra janë shpend.
(PV) Të gjith lakuriqët janë qenje me flatra.
(P) Prandaj, të gjith lakuriqët janë shpend.

Enthemimë:
(PM) Të gjitha qenjet me flatra janë shpend.
(PV) -
(P) Prandaj, të gjith lakuriqët janë shpend.

Në këte argument mungon premisa e vogël. Në këtë enthemimë, autori dhe audiencapajtohen se lakuriqët kanë flatra. Prandaj, nuk ãsht nevoja me e shprehë atë që dihet.

3. Mungesa e përfundimit

Sillogjizmi
PM: Të gjith të papunët janë të pakënaqun.
PV: Platori ãsht pa punë.
P: Prandaj, Platori ãsht i pakënaqun.

Enthemima:
PM: Të gjith të papunët janë të pakënaqun.
PV: Platori ãsht pa punë.
P:

Këtu, autori mendon se ai pajtohet me audiencën se argumeti ãsht i plotë - të gjithë e marrin me mend se Platori ãsht i pakënaqun. Por, kjo ãsht vetëm një gjasë (en. probability); nuk dihet me sigurí nëse Platori ãsht i pakënaqun.

Krahasimi i enthemimës me argumentin dialektik

Ndërtimi i enthemimave ãsht kryesisht çashtje a deduksionit arsyetimit prej opinioneve të pranuome prej një audience të caktuome (endoxa). Këto ndryshojnë prej argumenteve dialektike kryesisht prej rrethanave ku ato zbatohen.

Ndërsa retori flet para një audience, dialektisti argumenton me anën kundërshtare. Ndërsa retori punon drejt një caku praktik, dialektisit dhe logjicisti punojnë drejt caqesh që kërkojnë të vërtetën. Kështu, prakticiteti dallohet prej të vërtetes. Për shembull, retori mund të cakojë me fitua votën e audiencës së tij. Nën anën tjetër, dialektisit do të perpiqej me gjetë nëse plani i politikanit e meriton votën e konstituenteve.

Ndërsa retori flet para një publiku që, tipikisht, nuk ká as ekspërtizë as përvojë në ndërtimin e argumeteve, audienca e dialektistit janë dialektistët tjerë. Kështu, ndërsa retori i flet publikut në park, ose i drejtohet jurisë në një gjyq, dielektisti flet në një seminar, ose jep mësim në universitet.

Për këto dý arsye, enthemima duhet me qenë e thjeshtë, e shkurtë, dhe praktike. Retori, edhe sikur të kishte ekspertizën ose pëvojën e duhun, nuk do të kishte kohë me i mësua audiencës së tij artin e argumentit (dielektikën). Por, rrethanat nuk duhet të ndikojnë mbë të vërtetën e asaj që thohet. Pulbiku meriton një shpjegim të qartë, të sinqertë, dhe të plotë. Prandaj, pavarsisht nëse sillogjizmi ka trí aserta kurse enthemima ka dý sosh, cungimi duhet të jetë vetëm formal; jo logjik.

Ndërtimi i enthemimës

Përdorimi i enthemimës

Në debatet e polimikat e njerëzve të zakonëshëm, shumica a folësve përdorin enthemima, jo argumente formale. Kjo ndodhë jo aq prej mungesës së ekspertizës sesa prej nevojës mos me thanë atë që.

Por, lanja jashtë qëllimisht e një aserte a propozimi, bãhet me manipulua bindjet e audiencës. Tipikisht, profesione që, padrejtsisht, kanë marrun nje nam të keq për përdorimin e lig, vetdijsisht ose jo, të enthemimave, përfshijnë politikanët, avoketënit, shitësit e artikujve si veturat, dhe influencues të tjerë.

Por, enthemimat duhen dobisua kur edhe autori edhe audiencapajtohen në terma me njëni-tjetrin. Në fakt, argumenti ãsht mã efektiv kur vetë audienca e shton premisën që mungon, ose nxjerrë përfundimin që mungon.

Ka edhe një arsye tjetër me e lanë jashtë njënën prej asertave. Enthemimat nuk janë argumente të shëndosha. Prandaj, qitja në pah e të trí asertave mund të zdrisi pavlersinë e argumentit.

Enthemimat dalin edhe në shprehje popullore, klishé, aforizma, maksima, fjalë të urta, e të tjera. Për shembull, 'Kij besim në vetvete se do të dali mbarë.' Kjo thanje ose këshillë mund të shprehet si fjali e kushtezuome: 'Po pate besim në vetvete, do të dali mbarë.'

Në formë sillogjizmi, kjo thanje mund të shprehet edhe si mã poshtë:
PM: -
PV: Kij besim në vetvete.
P: Do të dali mbarë.

Këtu argumentohet se të gjith atyne që kanë besim në vetvete, u jepet mbarë. Megjithatë, njeriu shpesh takon edhe njërz të bindun me i rá shtegut errtar. Çashtja këtu ãsht tipike me enthemimën retorike; e vërteta e sajë ãsht vetëm gjasore (en. probable).

Disa pika kryesore

Enthemimat janë shum të vlefëshme në retorikë e tregimsí. Ato janë shum të nevojëshme në dialogje sepse enthemimat i japin bisedës një ngjejë a rrjedhë të natyrëshme. Siç u tha mã në këtë artikull, kur njerëzit debatojnë, ose thjeshtë bisedojnë, ata nuk i formulojnë mendimet e tyne sipas mostrave të argumenteve formale. Sikur njerëzit t’i ndërtonin të gjitha argumentet që ata do të mëtonin me shprehë në formë sillogjistike, biseda do të ishte e tejzgjatun, përsëritëse, dhe e pakandëshme. Ndryshimi do të ishte ai në mes të logjicistit (sillogjizëm) dhe një tregimtari a poeti të argëtues (enthemimistit); ose ndryshimi në mes të shkrimeve akademike dhe shkrimeve letrare.