--

TRIVIUMI
Virtytet e Stilit

Stil quhet shprehja artplote e ideve; mënyra e veçantë sesi një autor shkruan tekstet ose ligjron para audiencës (kjo ndryshon prej pikpamjes që autori ka ndaj subjektit të tekstit a ligjratës; tonit). Për disa, ky përkufizim mund të tingëllojë edhe si përkufizimi i formës, por stili e forma janë dy gjana te ndryshëme

Aristoteli

Aristoteli përdorë fjalën ‘lexis’ për fjalën ‘stil’, dhe e cila do të thotë ‘prozë e mirë’. Për ‘stil të keq’, ai përdorë fjalën psuchron, i cili ãsht stil që nuk i shërben qëllimit të autorit.

Ndërsa rranjët e tregimit gjinden në poezí dhe poetët ishin të parët që e patënprezantua botëm me stilin e gjuhës, retorika e studjon stalin në aspekte si, qartsia, shkurtsia, dhe plotsia; domethanë mospërdorimi i fjalëve që mjegullojnë kumtin, mos me u zgjatë sepse bahesh i mërzitëshëm, dhe me përçua plotsisht atë që premton me thanë a me provua si të vërtetë ose interesante.

Veçsisht, stili lidhet me qartsinë e kumtit; me qitjen në lirishtë të asaj që deri atherë nuk dallohej qartë. Por stili ãsht i randësishëm edhe për qartsinë e të kuptuomit, çka lehtson edhe punën e autorit në lidhje me bindjen e audiencës. Kështu, direktisht ose jo, stili ndikon në qartsinë dhe kuptimsinë e kumtit, dhe në procesin e bindjes së audiencës.

Termin ‘aretê’ Aristoteli e përdorë për termin shkëlqim, ose, në këtë kontekst, stil i shkëlqyeshëm. Mã vonë, kjo fjalë ka marrun kuptimin e moralit fetar, por ky kuptim i rí nuk lidhet me fjalën greke, veçsisht në tekstet e Homerit ku ajo nënkuptonte trimní, a ‘luftëtar i shkëlqyeshëm’. Stili varet në qartsí sepse audiencanuk e fajë paqartsinë. Por, qartsia varet gjithashtu prej audiencës. Ajo që quhet qartsí në nje shkrim akademik ãsht e ndryshëme prej asaj që quhet qartsí në një poem, dramë, a recetë gabimi. Por, kjo listë tregon se qartsia ãsht aspekt i çdo stili; më ligjratë, në shkrim, dhe në autorsime vizuale. Edhe kur, b.f., një poet ekspresionist dëshiron me prezantua paqartsinë kognitive të njeriut, kjo paqartsí duhet me u shprehë qartazi si e tillë.

Por, qartsia ka edhe një problem të madhe me audiencën. Ajo ãsht pjesë e stilit, por, paradoksisht, qartsisë i mungon stili. Kjo mundet me qenë ajo që dëshiron një autor; veçsisht në qoftë se ai ãsht prej atyne që beson se stili (përtej qartsisë) ndikon në bindjen e audiences. Por, këtu me bindje nënkuptohet bindje e sforcuome.

E vërteta ãsht se qartsisë i mungon origjinaliteti, ãsht monotone, dhe e mërzitëshme; të tendosë durimin. Për këto arsye, detyra e autorit, së paku ajo praktike, ãsht me iu shmangë mërzitjes shpuese që përjetohet duke lexua manuale teknike. Autori, akademik a narrativist, duhet me tregua respekt për lexuesin.

Por, stili varet edhe prej lexuesit. Në përson mund të dëshirojë fjalë të njëjëta me ato që fliste gjyshja e tij, një tjetër mund të dëshirojë fjalë që sot mësohen në mediat shoqnore dhe përdoren pa kurrfarë kriteri në stil a kuptimsí. Të tjerët mund të dëshirojnë fjalë të gjetuna sepse ata nuk përtojnë me hapë fjalorin dhe me ua gjetë kuptimin. Lexuesi mundet me qenë konsumues i thjeshtë ose përson kurioz që jepet pas dijes.

Por, dobisimi i fjalëve të vështira ka edhe një problem shum serioz. Mbipërdorimi i tyne, jo vetëm që i ngushton autorit audiencën, por kur flitet për studime akademike, këto fjalë të vështira mund t’ ua mbyllin dyert përsonave të shtresave të paprevilegjuome. Për këtë audience, autori then ligjin kryesor të stilit; qartsinë. Në ekstrem, përdorimi i fjalëve të vështira mund të jetë i qëllimëshëm me mbajtë njerëzit jasht fushave të nãlta të shoqnisë.

Në fund të fundit, stilisti kërkon qartsí, por pa monotoninë shpuese. Ata që janë të dhuntuom në këtë fushë mund të gjejnë balancën në mes të këtyne dý aspekteve, b.f., ashtu si Akili pati gjetun balancënnë mes të fuqisë e shpejtsisë.

Një mënyrë me identifikua stilin ‘aretê’ ãsht vargzimi i fjalëve në atë mënyrë që shprehjes as nuk mund t’i hiqen fjalë as nuk mund t’i shtohe, p.sh., Me dekë si me lé. Kësaj shprehieje nuk mund as t’i shtosh as t’i heqësh qoftë edhe një tingull të vetëm; do t’i vritej veshi dëgjuesit. Aristoteli e përkufizon stilin si: të qartë, përndryshe, prejse fjala (logos) ãsht një shenjë, ajo do të dështonte në qitjen në pah siç duhet të funksioneve të saj kurdo që ajo (fjala) nuk qartson atë që mëton me shprehë; as monoton a mesatar (tapeinên) as mbi dinjitetin e fituom prej autorit, por ashtu siç duhet (prepon) .

Stili duhet me qenë i qartë, por duke shmangë si monotoninë si superioritetin gjuhsor. Ai duhet me qenë i përshtatëshëm, proporcional, ndaj subjektit në diskutim. Në vështrim të parë, kjo balancë duket sikur kërkon mesatarizmin, por kjo ãsht pikrisht ajo që Aristoteli kërkon me shmangë; sëbashku me vulgaritetin dhe superioritetin. Këshilla e tij për një autor të rí mund të ishte e përafërt me: Njihe vetveten si autor; Mos e tepro! Kështu, si për Aristotelin si për Grekët e Lashtë, nuk ka ndonjë ndryshim në mes të karakterit të përsonit dhe stilit të autorit. I njëjëti parim punon për të dy.

Në fund të fundit, stili gjindet diku në mes të monotonisë së qartsisë dhe dinjitetit që kërkon njohje e respekt, veçsisht prej autorëve te kuhës kur shkrimtari jeton. Në kohën tonë, këtu ndeshemi me një problem serioz; shumica e udhzuesve të stilit predikojnë gjuhë bisedore sepse kështu, thonë autorët e këtyne teksteve, fiton audiencë mã të gjanë.

Veset e stilit

Disa aspekte stilistike që mund të gjinden ndër shkrimtarët fillestarë, por që mund të klasifikohen si vese, përfshijnë:

  • Përsërita e panevojëshme ose e tepruoe e fjalëve a kombinimeve tingullore
  • Përdorimi i fjalëve të panevojëshme ose të tepruome
  • Shtimi ose mungimi i tingujve a germave prej padijes; jo si zgjedhje artistike
  • Përdorimi i fjalëve në mënyrë të gabuome ose në kontekste të gabuome
  • Përdorimi i huazimeve të panevojëshme, veçsisht kur autori mendon se ky përdorim e paraqet atë mã të civilizuom
  • Dialektizmave të tepruome
  • Mbipërdorimi i gjuhë figurative
  • Përdorimi i të njëjëtës fjalë në kontekste të ngjashme por me kuptime të ndryshëme
  • Gabimet gramatikore në shkrim a ligjrim
  • Përziemja e gjuhëve, p.sh., përdorimi i fjalëve a shprehjeve të huaja pa i shjegua
  • Shmangia e një teme të vështirë duke kalua në një temë tjetër
  • Mospajtimi i foljeve me kryefjalën ose me kohën e veprimit; moskonsistenca e kohës së foljeve
  • Thyemja ose keqpërdorimi i shenjave të piksimit
  • Përdorimi i fjalëve a shprehjeve vulgare, direktazi ose të nënkuptuome
  • Vetmadhështia përsonale, fisnore, krahinore, a kombëtare
  • Përdorimi i një gjuhë të papërpunuome ose përdorimi joaftsor i gjuhës figurative
  • Tepria në sinqeitet, ose kërkimi i faljes se po flet sinqerisht

Hermogenes: Stilet dhe nënstilet

Hermogenes - stilet

Puriteti gjuhsor (korrektsia): Norma letrare

Norma nuk duhet marrë për standardin, por ãsht e randësishme që autori flet e shkruan sipas normës së kohës së tij ose të saj. Këtu, nuk kihet parasysh zbatimi mekanik i rregullave të trashëguome, por parimi i Wilhelm von Humboldtit, sipas të cilit secila brezní duhet me e shpikë gjuhën.

Autori nuk duhet të gabojë në perdorimin e fjalëve dhe në zbatimin e rregullave gramatikore të gjuhës në të cilën ai shkruan. Përndryshe ai do të akuzohet ose për mungesë kompetence ose për barbarizëm (fjalë të huaja). Sadoqë njerëzve u pëlqen me deklarua se ata mund të shkruajn si të donë, korrektesa gjuhsore mbetet pronë e elitave. Norma ãsht vetvetiu elitare sepse autoritetet e saj janë figurave letrare epranë që dominojnë një gjuhë të caktuome.

1. Këtu flietet për fjalë të vetëme. Grekët kishin një fjalë interesanta për ata që përdornin 1) fjalë jashte standardit të gjuhës ose 2) huazime ‘kako-zilia’. Gjithashtu, si vese gramatikore njihen edhe metri ia pasofistikuom i poezisë ose shqiptimi i jo-standard i fjalëve.

2. Format e maposhtëme mund të jenë pasuní e një dialekti, por përdorimi i normës kërkon përdorimin konvencional të fjalëve. Gjithashtu, ndërsa autori i sprovuom mund të mund të përdori një larmí të madhe formash jo-standarde, shkrimtari fillestar do të fajsohej për mungesë kompetence. Tipikisht, këto gabime ndahen në katër kategorí: shtimin, heqjen, transpozimin, dhe zëvendësimin, p.sh.,

  • shtim: në vend të ‘atherë’ mund të përdoret ‘atherna’ (MM).
  • heqje: në vend të ‘shtëpí’ mund të përdoret ‘shpi’.
  • transpozim: lëvizë > vëlizë; film > flim
  • zëvendësim: Tirana > Tirona

3. Përdorimi i skemave, devijimeve prej rendit konvencional të sintaksës dhe tropeve, devijimit prej kuptimit konvencional të fjalëve mund të jetë virtyt kur bahet me mjeshtrí, por mund të tregojë edhe mungesë kompetence kur autori nuk e kupton se po devijon.

Paraqitje

Qartsia ka mungesë paqartsie, mungesë mjegullie, mungesë keqkuptimi, mungesë terri. Qartsia ãsht dritë në të kuptuomit e fjalëve dhe rregullave gjuhsore. Kur fjala përdoret me kuptim të drejtë dhe vendoset aty ku duhet në fjalí, shkrimi ka qartsí. Kur kuptimi i fjalës nuk i përshtatet përdorimit të saj, dhe kur fjala vendoset aty ku nuk dohet nuk ká qartsí. Në këtë aspekt, qartsia lidhet me puritetin gjuhsor ose me normën letrare në sensinmã të mirë; jo në sensin fanatik.

Qartsia nuk matet prej autorit por prej audiencës. Në qoftë se audiencae kupton mirë atë që meton me thanë autori, atherë shkrimi a ligjrata kanë qartsí; përndryshe, atyne u mungon qartsia. Por, mundet që audiencanuk e kupton atë që mëtohet me u thanë. Atherë, qartsia e ligjratës a shkrimit matet prej koherencës (logjikës).

Këtu autori ndeshet me nje problem të lashtë. Figurat letrare që lidhen me logjikën a përsëritjen mund t’a ndihmojnë qartsinë kur audienca i kupton ato, por mund t’a errsojnë qartsinë kur audienca nuk i kupton ato.

Diksioni

1. Zgjedhja e fjalëve krijon efekte të ndryshëme kuptimore. Fjalët e shkurta e konkrete kapen mã lehtazi prej audiencës, veçsisht kur nuk flitet rreth idesh dhe teorish. Në shqip, kjo arrihet duke përdorë fjalë të lashta e të shkurta shqipe në vend të latinizma. Krahaso; ‘e pashë’ me ‘e përceptova’.

Fatkeqsisht, disa mund të zgjedhin ‘përceptua’ në vend të ‘pá’ sepse kështu, mendojnë ata, tingëllojnë mã të thukët.

Shqipja ka edhe problemin e otomanizmave, të cilat nuk janë as konkrete si fjalët e gjuhës shqipe as abstrakte si latinizmat. Prandaj, për atë që mëton me lavrua një stil të qartë e të kuptueshëm, atij i duhet me nisë prej heqjes së këtyne fjalëve e shprehjeve prej ligjratës dhe shkrimit të tij.

Zgjedhja e fjalëve (diksioni) lidhet edhe me sinonimet (zgjedhjen e fjalëve që tregojnë sa mã dlirtazi atë që autori mëton me thanë). Krahaso: ‘e donin’ njëni-tjetrin me ‘çmendeshin’ për njëni-tjetrin. Diksioni lidhet edhe me konotimet, të cilat janë fjalë që bartin ngjeja historike e shoqnore, p.sh., “tërbimi i kuq” mund t’i referohet vrasjes së elitave shqiptare fill pas luftës së Dytë Botnore.

Sintaksa

2. Me sintaksë kuptohet rendi i fjalëve në një fjalí, por rregullat e sintaksës nuk janë të skalituna në gurë. E vërtetë se lloji i sintaksës diktohet prej tipit të gjuhës dhe sundeve e presave të saj, por mundësitë e autorit me zgjedhë kombinime e renditje të ndryshëme ãsht i pafund (von Humboldt, W).

Ndërtimi i Fjalive

3. Për audiencën, ãsht mã e lehtë me kuptua fjalitë e shkurta e të qarta. Por edhe fjalitë e gjata kanë vendin e tyne. Prandaj, kombinimi i fjalive të shkurta me të gjatat e ban kumtin mã të pëlqyeshëm.

Një aspekt tjetër i strukturës asht modeli i gjuhëve indo-europjane, të cilave shqipja u përket. Këtu, kryefjala del para foljes dhe kundrina saj. Por, ka mënyra me e ndërrua këtë strukturë. Prandaj, aftësia e autorit me identifikua herjet kur këto ndërrime kanë efekt pozitiv, domethanë ndihmojnë qartsinë dhe plotsinë e kumtit, ãsht gjithashtu pjesë e stilit.

Fjalitë e gjata dalin mã shpesh në shkrimet akademike, ndërsa të shkurtat në gjuhën bisedore. Në tregimsí, fjalitë e shkurta shpejtojnë veprimin dhe krijojnë pezullim, ndërsa fjalitë e gjata ngadalsojnë tregimin dhe nevojsojnë hulumtim mã të thellë. Prandaj, autori duhet me ditë se kur me e grishë lexuesin drejt pezullimit e kur drejt febrimit (G).

Këtu nuk flitet për evidencën që përdoret në argumente, por për atë që egzistion në realitetin që na rrethon. Në këtë sense, evidenca matet me aftsinë e autorit me identifikua dhe qitë në pah emocionet, gjã që arrihet nëpërmjet përshkrimesh ‘të gjalla’, ku përfshihet gjuha shqisore, tropet e skemat si amplifikimi e klimaksi.

Fjalët duhet t’i pershtaten subjektit që autori trajton, rrethanave a situates, audiencës, dhe autorit. Nuk ka ndonjë aparat që i matë dekorin, por dëgjuesit a lexuesit e ndjejnë atë intuitivisht.

Kryesisht, dekori dikton se idetë duhet të zhvillohen the paraqiten në mënyrë të denjë. Kështu, autori fiton respekt prej audiencës. Por dekori ãsht kontekstual (rrethanor). Ai kërkon njohje dhe sensitivitet ndaj aspekteve gjuhsore, estetike, gjuhsore, dhe etike të kohës kur vepra i mundsohet publikut. Në këtë aspekt, vepra bãht pjesë e diskursit publik. Lexuesit a dëgjuesit mund t’a ‘denojnë’ autorin për mosrespektim të normave shoqnore. Në kohën tonë, ky dënim ka marrun një emën të keq ‘cancel culture’. Por, ky trend ãsht i përbotëshëm dhe ka egzistua përgjatë historisë. Imagjino një shkrim ateist në kohën kur kisha (ose kleri i një feje tjetër) dominonte diskursin e krijimit.

Për shum njerëz stili përkufizohet si përdorim i sofistikuom i figurave letrare. Në fakt ka shkrimtarë shum të respektuom që nuk i qasin figurat letrare sepse ato tingëllojnë si aspekt i shkrimtarëve rioshë a fillestarë. Megjithatë, Shekspiri i pati përdorun figurat stilistike shum shpesh.

Estetika i ngjan qartsisë sepse të dyja shqyrtojnë nuancimet kuptimore të fjalëve dhe rendin e fjaleve në fjalí. Por, kur nxitja estetike e tepron në përpjekjen me fitua pëlqimin e audiencës, ajo mund të ndërhyjë me qartsinë, çka nuk i falet stilit.

Fjalë që mund të përdoren me qëllim estetik, por që mund të ndërhyjnë me qartsinë, përfshijnë fjalët e vjetra, dialektizmat, huazimet e reja, përdorimet e tepruome metaforike të fjalëve, e të tjera.

Gjuha Figurative

Gjuha figurative ãsht shum e randësishme në formimin e një stili të veçantë dhe të admirueshëm. Tipikisht, ajo divijon si prej kuptimit të fjalëve që jep fjalori si prej renditjes së fjalëve në fjalí, çka mësohet në gramatikat e shkollës. Por, mbipërdorimi i gjuhës figurative mund të tërheqi vëmendje te vetvetja, prandaj procesi duhet me qenë, relativisht, i vetdijëshëm. Me fjalë të tjera, autori duhet me e pyetë vetveten, 'Përse nevojitet gjuha figurative në këtë pjesë të shkrimit a ligjratës?'.

Tropet: Devijim artistik prej kuptimit tipik të fjalëve, p.sh., ‘Lexon si robot’ (simile, një tip metafore a krahasimi). Kuptimi i kësaj simileje quhet devijim sepse askush nuk lexon ‘literalisht’ si robot. Por, krahasimi ndihmon me përçua mã mirë atë që autori mëton me thanë.

Skemat: Devijim artistik prej rendit tipike të fjalëve në një fjali. Skemat prekin sintaksën dhe strukturën e fjalive. Për shembull, në fjalinë ‘Nuk jam i sigurtë nëse e kuptoj qenin tim, ose ai mua', dobisohet elipsanjë almis retorik ku pjesa ‘më kupton’ hiqet prej klauzës së dytë sepse ajo kapet prej rrethanave kumtore.

Dý koncepte që, prej disave mund të merren si përbãsë të stilit.

Toni shprehë qendrimin e autorit ndaj subjektit që trajtohet në shkrimin e tij. Toni serioz, komik, satirik, arrogant, e te tjera, mund të shihet si pjesë e stilit. Megjithatë, toni ãsht një aspekt i veçantë.

Zani (en. voice) ãsht pak mã i ndërlikët, prandaj ka shum përkufizime; disa refuzojnë edhe me e përkufizua.

Mund të thohet se ‘toni tregon një pikpamje të veçantë ndaj temës (subjektit) në diskutim, kurse ‘zani’ tregon një njerí që e shqison (përcepton, kupton) botën, a një temë të caktuome, në një mënyrë të veçantë.