--

TRIVIUMI

siti po NGARKOHET / KORIGJOHET

Njeriu mund të kërkojë sukses në meditimet racionale, në mënyrat me prodhua artikuj që i nevojiten njerzimit, ose në mprephen e dhuntive me nxitë tubën njerzore drejt besimesh popullore, b.f., politikës, moralit, fesë, nacionalizmit, tribalizmit, krahinizmit, e të tjera. Por, racionaliteti, pragmatizmi, dhe politika, nuk i ofrojnë njeriut përsosje përsonale.

Për disá, arti (prej greqishtes së lashtë: τέχνη tékhnē 'art, mjeshtrí) mund të jetë shpëtimi. Me 'art / tekne' Grekët e lashtë kuptonin bâmjen ose prodhimin e diçkaje. Ata e kontrastonin këtë përkufizim me dijen ose njohuninë intelektuale — ἐπιστήμη epistémē 'dije'.

Por, një koncept i zgjanuom i termit të sotëm 'art/tekne', jep trí kategorí, 1) artet liberale, 2) artet e bukura, dhe 3) artet e dobishëme (utalitare). Âsht e qartë se një karpantier, doktor, a shitës, sado i dhuntuom të jetë, arti i tij paguhet me të holla; energjia e tij shpënzohet në shërbim të të tjerëve. Edhe artet e bukura kanë vlerë monetare sepse adhuruesi i pikturave blen peisazhet, i dashunuomi pas artit e muzikës shkon në teatrin e operas, e të tjera. Artisti që praktikon artet e bukura ose artet utilitare i shërben dikujt tjetër, për çka ai edhe paguhet.

Por vlersimi i përsonit sipas fitimeve, ose përfitimeve, âsht i gabuom sepse kështu përsoni vlersonet për shërbimet që ai u ban të tjerëve.

Artet liberale, në dallim prej arteve të bukura dhe arteve utalitare, nuk kanë vlera të qartë. Për shembull, ai që mëson me mbajtë nën kontroll vulgarizmat në shkrimet e ligjratat e tij, thohet se ka dekor. Por, në vetvete, dekori nuk qitet në shitje. Po ashtu edhe me gramatikën, logjikën, e retorikën, si edhe me njohunitë rreth matematikës, muzikës, gjeometrisë, dhe astronomisë. E vërtetë që këto dije mund të jenë të vlefëshme në veprimtarí të tjera, p.sh., në shitje, korrektimin e teksteve, inxhinjerí, e të tjera, por, kështu do të kalonim në artet utalitare ose të bukura. Dallimi âsht ky: dikush mund të skalisi një statujë të mahnitëshëme ose të shkruaj një sprovë të pëlqyeshëme; secila prej veprave do të kishte vlerë monetare në sytë e konsumuesit. Por, ditunia e arteve të lira mbetet me artistin, pavarsisht nëse ai e përdorë atë me prodhua diçka apo jo; âsht e brendëshme; mbetet brenda përsonit. Si e tillë ajo nuk ká vlerë monetare; nuk shitet. Edhe fjala e urtë thotë 'mos shit mend; mbaji për vete'. Kështu, artet liberale duhen pá si përsosje e vetvetes. Në gjuhën popullore, ne i cilsojmë këta njerëz 'si njerëz me kulturë'.

Mund të thohet se mendja anglohet në tre përbâsë: arsyen, ndjenjat, dhe dhanë (G) (en. intellect, emotions, and will). Secila prej tyne ká anën e poshtëme dhe atë të epërme. Intelekti ka përcepte (shqisime) dhe koncepte, ndjenjat kanë dhimbje dhe kënaqsí, dhe dhana e trysë njeriun ose kah eprania ose kah ultsia.

Gramatika nuk bân dallim; ajo i shprehë të gjitha aspektet e mendjes: intelektin, ndjesitë, dhe, vullnetin, si edhe imagjinatën e përçartjet. Logjika ndjekë arsyetimin, jo emocionet e vullnetin. Kurse retorika merr para sysh situatën dhe audiencën, prandaj, në mënyrë që me ndikua mbë emocionet dhe vullnetin e kësaj audience, retorit i duhet me zgjedhë mënyrat mâ të stërholluome të shprehjes.

Kështu, prejse ajo anglohet në një kohë të caktuome, gjuha duhet ri-shpikë në çdo brezní. Dhe kjo âsht e mundësishëme sepse, duke përdorë mjete të kufizuome, gjuha prodhon shprehje të pasosta (Wilhelm von Humboldt).

Kulturimi ose përsosja e përsonit mund të vërehet si një proces me disa faza; secila duke u ngritë mbë fazat që vinë para saj. S'pari mëson me bâ diçka. Kjo tregohet prej fazave të Edukimit: gramatikës, logjikës, dhe retorikës. Pastaj, nëpërmjet veprave, tregon se ke mësuom atë që pretendon me ditë. Ky âsht kompozimi, ku përfshihen analiza letrare, analiza retorike, argumenti, dhe narrativi. Teoria funksionon si prapavështrim: si arrita me bâ diçka, p.sh., si e shkrova një sprovë; ose, si bãhet 'x'. Etnia âsht âsht vet-reflektim: si u bana ai që jam; si u bâ populli im ai që ai âsht sot?

Prejardhja e Gjuhës Shqipe

Gjuha shqipe i përket familjes Indo-Europjane. Ajo nuk ka lidhje amsore as me pellazgjishten, as me turkishten, as me arabishten, as me etruskishten, as me hebraishten , as me egjyptishten; këto gjuhë nuk janë pjesë e familjes IE.

Paskajorja dhe Verbalet Tjera

Paskajorja ãsht një trajtë foljore që, prej pikpamjes morfologjike funksionon si verbale, emën, mbiemën, ose ndajfolje, kurse prej pikpamjes sintaksore, funksionon si kryefjalë, komplement, ose kundrinë e drejtë. Një shikim mâ i thellë tregon se paskajorja mund të marri edhe kryefjalë.

Standardi, Norma, Dielektet

Standardizuesit e cilësdo gjuhë detyrohen me marrë parasysh zgjedhjet që pasojnë, 1) trajtat mã të lashta, 2) trajtat mã të reja, 3) trajtat mã popullore, dhe 4) trajtat e një dialekti të veçantë. Cilado qoftë zgjedhja, ajo duhet justifikua me arsyetim shkencor; aq sa gjuha mundet me qenë shkencë..

Zanoret e Hundorsuome

Zanoret e Hundorsuome Hundorsimi ka prekun fjalë burimore si, me bã; huazime greke si, pëllambë; dhe huazime latine si, ranë, por jo sllavizmat, bizantizmat, italianizmat, dhe otomanizmat. Ndryshe prej bindjeve popullore, ka të folme në verí që nuk kanë zanore të hundorsuome, dhe ka të folme në jug që kanë zanore të hundorsuome.

Rotacizimi

Një shumicë gjuhësh indoevropjane, si greqishtja, latinishtja, gjermanishtja e lashtë, rumunishtja, dhe shqipja, janë prekun prej rotacizimit. Në varsi prej gjuhës së prekun, tingujt që janë zevendsuom prej tigullit ‘r’ përfshijnë ‘s, z, m, n, l’.

Virtytet e Stilit

Stil quhet shprehja artplote e ideve; mënyra e veçantë sesi një autor shkruan tekstet ose ligjron para audiencës (kjo ndryshon prej pikpamjes që autori ka ndaj subjektit të tekstit a ligjratës; tonit). Për disa, ky përkufizim mund të tingëllojë edhe si përkufizimi i formës, por stili e forma janë dy gjana te ndryshëme

Në retorikë, virtytet e stilit kanë ndahen në pës kategorí: puritetin, qartsinë, evidencën, dekorin, dhe estetikën.

Retorika, Apelet, dhe Analiza Retorike

Në dialogun ‘Gorgias’, Platoni quan art një veprimtarí ose një produkt që lidhet me një subjekt specifik, p.sh., ‘shendeti’ ãsht arti i medicinës. Në anën tjetër, thotë Platoni, retorika nuk ka ndonjë subjekt specifik. Ajo ãsht një mënyrë e përgjithëshme bindieje. Këtu Platoni e njëson retorikën me dredhinë, dinakrinë, a mashtrimin. Për Platonin, dialektika kërkon të vërtetën pavarsisht prej situatës dhe audiencës, ndërsa retorika jepet pas bindjes së audiencës. Duke argumentua kundër mësuesit të tij, Aristoteli thotë se edhe retorika, ashtu si dialektika, nuk ka subjekt të përcaktuom. Por, të dyje këto disiplina zbatojnë praktika e metoda të qendrueshme.

Enthemima

Enthemimat janë shum të vlefëshme në retorikë e tregimsí. Ato janë shum të nevojëshme në dialogje sepse enthemimat i japin bisedës një ngjejë a rrjedhë të natyrëshme. Siç u tha mã në këtë artikull, kur njerëzit debatojnë, ose thjeshtë bisedojnë, ata nuk i formulojnë mendimet e tyne sipas mostrave të argumenteve formale. Sikur njerëzit t’i ndërtonin të gjitha argumentet që ata do të mëtonin me shprehë në formë sillogjistike, biseda do të ishte e tejzgjatun, përsëritëse, dhe e pakandëshme.

Diskursi

Fjala ‘diskurs’ vjen prej fjalës latine ‘discurrō’, e cila përbahet prej fjalëve dis- ‘veçmas, i ndamë (en. apart) + currō ‘me ngah, me vrapua (en. to run). Etimologjia e fjalës ‘dis’ lidhet edhe me rranjë Proto-Indoeuropjane si ‘keq’ dhe ‘dy’.

Sipas Jurgen Habermasit, një mendimtar leftist, diskursi ãsht i ndryshëm prej gjuhës dhe ligjratës së përditëshme sepse diskursi drejtohet kah arritja e pajtimit nëpërmjet arsyes, çka shihet qartazi se nuk përkon me etimologjinë e fjalës. Ai e vëren diskursin jo si komunikim me perfitua, shqua, a kuptua diçka, por si komunikim me arritë marrveshieje, çka nuk âsht as dialektikë as retorikë, dhe aq mâ pak mostër e angluome në argumentin formal.

Dy (ose trí) Mënyrat e Arsyetimit

Kryesisht, ká dý mënyra tradicionale arsyetimi: deduktimin (deduksionin) dhe induktimin (induksionin). E para nisë me një idé, pastaj kërkon evidencë. Ndërsa e dyta nisë me evidence dhe pastaj kërkon parimin. Një mënyrë e tretë ãsht abduktimi (abduksioni), e cila bazohet në pranimin e shpjegimit mã të mirë të mundëshëm.

Falsiteti ose Gabimi Logjik

Gabim logjik quhet një argument që mund të hidhet poshtë nëpërmjet arsyetimit. Çashtja e këtij lloj gaibmi ãsht se ai mund të mos kuptohet as prej atij që e dobison atë. Por, gabimi logjik ãsht i ndryshëm prej pikpamjes subjektive dhe prej rrenës.

Prejardhja dhe Dialekti i Gjon Buzukut

Me kuptua gjuhën, përsonalitetin, dhe nxitjet e Gjon Buzukut me shkrua tekstin 'Meshari' duhet me kuptua rrethanat në të cilat ai u pat rritun, edukuom, dhe frymzuom. Ngjarjet kryesore që duhet t’a kenë pasë influencuom Buzukun përfshijnë:

Protonizmi

Protonizmi përshkruan një qasje kritike ndaj letërsisë dhe degëve të tjera të shkencave humane në lidhje me fushat e fizikës, kimisë dhe matematikës. Emri rrjedh nga protoni, grimca e ngarkuar pozitivisht që gjendet në bërthamën e atomit së bashku me elektronin e ngarkuar negativisht dhe neutronin neutral. Për analogji, kritiku Protonist kërkon dhe thekson vetëm elementët e ngarkuar pozitivisht të çfarëdo lënde relevante që studiohet. Duke përdorur vijën numerike matematikore si një analogji tjetër, mund të themi se Protonizmi ka të bëjë me vlerat në të djathtë të zeros.

Krahasim i Fishtës me Njegoshën

Njegosha dhe Fishta patën shkruom secili një poemë ku motra vajton vëllaun e vramë. Në poemën e Njegoshës, vëllau vritet prej turqëve. Kurse në poemën e Fishtës vëllau vritet prej sllavëve. Fatkeqsisht, poema e Njegoshës âsht e përkthyeme në anglisht. Krahasimi dhe kontrastimi i vajtimit në mes sllavëve e shqiptarëve do të ishte i mundëshëm vetëm sikur vargjet e Njegoshës të përktheheshin në gegnishten letrare.

Katër Memorandumet e Lekëve, 1883 - 1911

Lufta e parë masive e Lekëve kundër pushtimit otoman pati ngjamë në vitin 1883. Kjo luftë u patën udhhequn prej Flamurtarit Dod Prêçi, Vojvodëve Ded Gjo Luli e Sokol Baci, dhe Udhheqës të tjerë Lekë si prej parisë si prej vegjlisë. Në Qershor të këtij viti, Lekët u patën dërguom përfaqsive të shteteve Europjane dý memorandume të shkruome në italisht. Në vitin 1911, Lekët u patën dërguom përfaqsive Europjane dý memorandume të tjera, të parin në Mars dhe të dytin (Greçë) në Qershor. Gjithsej katër memorandume. Dý të parat bien në sý për përdorim mjeshtror të retorikës. Dý të dytat janë mã shum lista kërkesash.

Te Buni Fjeta

Deri n'Bogë, mirëboll m'çoi ky zekani jem. Veç mbasi u ndala me i dhanë ujë sharovit, n'Prronin e Thatë, ma s'ia mur mendja me i shtërrnua kambët. Nisi me hingëllua e birave t'hundês me i dalë avull! E pashë, se s'po ban ballë me iu përdredhë gjarpnores për Qafëthore! Kal gjermani je bre i thashë! Për dimën e verë t'kan punua! Edhe për bjeshkët e Shalës...