--

TRIVIUMI
Rotacizmi

Një shumicë gjuhësh indoevropjane, si greqishtja, latinishtja, gjermanishtja e lashtë, rumunishtja, dhe shqipja, janë prekun prej rotacizimit. Në varsi prej gjuhës së prekun, tingujt që janë zevendsuom prej tigullit ‘r’ përfshijnë ‘s, z, m, n, l’.

Ne greqishten e lashtë u pat rotacizuom tingulli ‘s’, por vetëm në disa dialekte, p.sh. paisin (ionisht) > pairin (sq. fëmijë). Në latinisht u patën prekun fjalë si colos > color; honos > honor, janitos > janitor. Edhe në gjarmanisht janë prekun fjalë si: *werzun > waren (ishte), *fraluzana > verloren (i trishtë), etj. Në rumunisht rotacizmi ka prekun fjalë si: bun (dakisht > bur (istrisht); fenestra (lat.) > ferestra (dritare)

Në gjuhën shqipe janë rotacizuom tingujt në fjalët:

- burimore: *ǵheimen > dimer | *ǵonu > guni > gjuri | *temo > terr

- ilire ose trake: Drenis > dreri

- greke të lashta: lakanon > lakëra; mokana > mokëra

- latine: frascinus > frashëri; galbinus > i/e/ gjelbër

Disa tinguj në disa huazime greke, si ‘dafina, froni, prona, tani’ i kanë shpetuom rotacizimit, por nuk dihet nëse këto fjalë u patën huazuom gjatë kohës së herëshme apo gjatë kohës sllave.

Përveçse për analogjí, në gjuhën shqipe nuk janë rotacizuom tingujt në huazimet pasuese:

- sllavizmat: bashtina, lendina, sana

- greqizma të reja: prona, fanari, ikona, lehona, monastiri, monedha

- persizma: çinia, patëllxhani

- italianizma: trina, patenta, piano, plani

- turqizma / arabizma: qenat, danga, dengu, donama, fania, fidani, Bedeni, Karaburuni, Dushmani, Tepelena, bunari, binari, çinari, inati, kanuni, dynymi, vatani, tabani, sahani, kazani, dermani, etj.

Sot, tingulli /m/ në fjalë si 'gëzuar' nuk del në mes zanoresh, por në lashtësí tinguj të tillë delnin në sosje të fjalëve dhe në mes zanoresh. Ata mund të ishin 'm' ose 'n'. Por, tingujt 'm' u patën këthyem në 'n' (mandej u patën rotacizuom). Mâ qartazi ky fenomen del në fjlë si 'bërë'. Megjithatë duhet kujdes në identifikimin e tingujve të rotacizuom. Për shembull, tingujt 'r' në fjalë si 'djegur, lagur' mund të jenë shtuom për analogjí, dhe në fjalë të tilla zanorja /u/ âsht tingull zbutës. Gjithashtu, togzanorët uo/ua/ue janë të vonëta, dmth të mijëvjeçarit të fundit. Prandaj, edhe rotacizimi në fjalë si 'e gëzuome > e gëzuar', kërkon qartsime e kualifikime.

Në shqip, rotacizim quhet ndërrimi i një /n/-je ose /m/-je ndërzanore për një /r/, p.sh., rana > rëra; e nderuome > e nderuar. Ky process ká prekun rranjët e fjalëve; por jo parashtesat, prapashtesat, e mbaresat.

Leknishtja (Nënshkodër, Mbishkodër, Vuthaj, Rugovë, Plavë, Gucí) ka ruajtun disa gjurmë të rotacizmit. Megjithatë, dialektologjisiti Gjovalin Shkurtaj thotë se këto gjurmë mund të jenë dukuri analogjike, për shembull, njâni-tíetrì > njâri-tíetrì. Por, analogjizma të tilla duhej të kishin ndodhun edhe në Gropë të Shkodrës. Ky mospërkim len me dyshua nëse në lashtësí, leknishtja mund t’a kishte njohun rotacizmin, por e pati humbun atë në shekullin e 17të, kur gegët patën kaluom në verí të Drinit (Shih R. Gurakuqin e B. Becin). Në fjalorin e Gazullit gjinden disa fjalë leké ku një /r/ del në vend të një /n/-je ndërzanore, p.sh.,

- njëni - tjetri > njâri > tíetri
- nën hije > nâr híe
- flaknua > flakrua (G)

Shembuj

shembuj prej rotacizmit

Sosja e fenomenit të rotacizimit

Ka rreth 1000 vjet që tingujt e shqipes as nuk rotacizohen as nuk çhundorsohen. Domethanë tingujt e fjalëve të krijuome ose te huazuome tash 10 shekuj, nuk kalojnë nëpër këto dy procese. Prandaj, për nxanësin e rí, ose për studjuesin e huaj, âsht e pamundun me ditë se cilët tinguj në cilat fjalë rotacizohen e cilët jo; gjithçka duhet mësua përmendësh. Kjo e vërtetë ndikon negativisht në kompetencën gjuhsore të shqipfolësëve.

Kjo vështirsí mund të zgjidhet vetëm në një mënyrë, duke i shua këto dy fenomene prej standardit e normës. Ky parim ndiqet në këtë tekst).

Lidhje

- Prejardhja e gjuhes shqipe
- Norma, Standardi, Dialektet
- Paskajorja
- Joskajoret - foljet e pashtjellueshme
- Nyjtimi shqip-anglisht
- Zanoret e hundorsuome
- Pjesët e ligjratës
- Mënyrat kryesore të arsyetimit
- Falsitetet logjike
- Inferenca
- Silogjizmi
- Dialektika
- Diskursi
- Mënyrat diskursive
- Apelet retorike
- Enthemima
- Kanonet retorike
- Stili
- Katër Memorandumet
- Qeveria e Lezhës
- Mësymja e Durrësit
- Beteja e Barbullojes
- Lufta e Shenjtë